VIDEO/ Vlora feston me basketbollin e vajzave, Flamurtari fiton titullin e 27-të duke dominuar totalisht Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2026 | 20:34

VIDEO/ Vlora feston me basketbollin e vajzave, Flamurtari fiton titullin e 27-të duke dominuar totalisht Partizanin

Flamurtari është shpallur për herë të 27-të kampion i Shqipërisë në basketboll për vajza. Vlonjatet i mbyllën llogaritë 3-0 me ndeshje në finalet “play off” kundër Partizanit, duke festuar titullin para publikut të tyre të zjarrtë.

ewrewrewwer

Skuadra e drejtuar nga Elona Hasanaj nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, duke dominuar totalisht në finalen e tretë, të cilën e mori në shifrat 76-55 (17-6, 22-23, 18-9, 19-17). Amerikanet Madison Cluse me 10 pikë e 15 kërcime, Adia Brisker me 19 pikë dhe Phoenix Gedeon me 14 pikë e 8 kërcime udhëhoqën vlonjatet në finalen e tretë.

Flamurtari e mbyll kështu sezonin 2025-2026 pa asnjë humbje dhe me tripletë trofesh, pasi më parë vlonjatet kishin fituar si Superkupën, gjithashtu edhe Kupën e Shqipërisë.

Ky është titulli i 18-të kampion në 21 edicionet e fundit për Flamurtarin, statistikë që tregon dominimin e jashtëzakonshëm të skuadrës bregdetare në basketbollin shqiptar pas viteve 2000.

VIDEO E FESTIMEVE NGA ERMAL SIKA (KETU)

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL