VIDEO/ Vllaznia nuk gabon në shtëpi, fitore argëtuese ndaj Vorës në “festivalin” e rasteve të humbura
Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Vorës, për të shlyer deri diku gabimin e javës së kaluar në kampionat kundër Teutës. Kuqeblutë kanë fituar 2-0 në një ndeshje argëtuese me raste në të dy portat.

Ka qenë një gol i Balajt në pjesën e parë dhe një tjetër i Muratajt në të dytën që kanë vulosur fatin e sfidës. Por të dy ekipet kanë krijuar e shpërdoruar raste të shumta në një ndeshje argëtuese me situata që zhvendoseshin sa në një portë, në tjetrën.
VLLAZNIA-VORA 2-0
28′ (p) Balaj, 56′ Murataj
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Vllaznisë.
90’+5’ Karrica tenton përsëri me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Pohls. (VIDEO)
90’+2’ Vllaznia ka një mundësi të mirë për të shënuar në kundërsulm me Arën, por futbollisti i ri ndalet para se të pasojë apo gjuajë drejt portës.
90’+1’ Karrica merr topin në hyrje të zonës, Bajrami e mbyll mirë dhe largon rrezikun.
90′ Jepen 5 minuta shtesë.
89’ Kubazi nxjerr Jagon të vetëm para portës, por gjuajtja e këtij të fundit është e gabuar dhe shkon jashtë. (VIDEO)
89’ Pusi hyn në lojë në vend të Krymit te Vllaznia.
87’ Tabaku nga e djathta lëshon një harkim perfekt në zonë për Karricën, gjuajtja e të cilit përplaset në tokë para portës dhe kalon mbi traversë. (VIDEO)
86’ Kombinime të mira të lojtarëve të Vorës në të majtën, në fund Gjini zgjidh gjithçka për të larguar rrezikun.
84’ Tabaku ndëshkohet me të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.
82’ Kubazi ndëshkohet menjëherë me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Karricën. (VIDEO)
81’ Kubazi dhe Ara hyjnë në fushë në vend të Muratajt dhe Kallakut në radhët e Vllaznisë.
79’ Vora është e hedhur e gjitha në sulm dhe ka marrë kontrollin e lojës në këto minuta, pa gjetur hapësirë të gjuajë në portën e Pohls.
74’ Dros dhe Kastrati largohen nga fusha duke i bërë vend Tafilit dhe Salës në radhët e Vllaznisë. Barjamaj i lë vendin Folahan në radhët e Vorës.
72’ Murataj nga e majta pason në zonë për Kastratin, gjuajtja e të cilit nuk gjen portën mike. (VIDEO)
69’ Dalipi dhe Bardhi i lënë vendin në fushë Dakës dhe Vinicius në radhët e Vorës.
68’ Jago del në ndihmë të sulmit, gjen hapësirë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por është ballore e shkon në duart e Ruçit. (VIDEO)
64’ Almeida shfaqet i vetëm në zonë në të djathtë dhe gjuan, por nuk gjen portën shkodrane. (VIDEO)
60’ Vrapi gjuan në një goditje dënimi ballore, sfera kalon mbi traversë.
58’ Karton i verdhë për Muratajn për një faull pranë zonës shkodrane.
56’ GOOOL VLLAZNIA! Zbritje e shpejtë nga e djathta e Kastratit, harkimi i tij në shtyllën e dytë gjen Muratajn i cili me një gjuajtje perfekte me kokë dyfishon shifrat. (VIDEO)
55’ Bardhi harkon një goditje dënimi në portë, Pohls grushton me vështirësi. (VIDEO)
54’ Mala ndëshkohet me karton të verdhë.
52’ Luis Felipe nuk ia del të vazhdojë më dhe lë lojën i dëmtuar, bashkë me Zunën. Almeida dhe Tabaku hyjnë në fushë në vend të tyre.
49’ Luis Felipe futet përsëri në zonë dhe kalon Pohls, por pastaj nuk ia del të gjuajë drejt portës dhe portieri rikuperon. (VIDEO)
47’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Shehi bën një ndërhyrje vendimtare për të ndalur Kallakun.
46’ Menjëherë rrezikshëm Vora me Luis Felipen i cili hyn në zonë, por pastaj lëshon një gjuajtje të lehtë për Pohls. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje nga pankinat.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vllaznisë.
45’+2’ Luis Felipe merr topin pranë zonës kundërshtare dhe lëshon menjëherë një gjuajtje të fortë, por nuk gjen portën.
45′ Jepen 3 minuta shtesë.
44’ Jago gjen Kallakun në zonë, mesfushori rrotullohet e gjuan por topi devijohet në këndore.
42’ Pohls shpëton Vllazninë! Pas një tjetër goditje dënimi, Repaj gjuan me kokë por gjen përgjigjen e portierit i cili largon sferën nga katërkëndori. (VIDEO)
40’ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë për një prekje të topit me dorë.
40’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Repaj me kokë gjuan pa gjetur portën pasi kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)
38’ Karrica shfaqet në këndin e zonës në të majtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por pa gjetur katërkëndorin e vendasve.
34’ Goditje këndi e Vorës me Vrapin, i cili gjuan direkt në katërkëndor dhe vë në vështirësi Pohls. (VIDEO)
32’ Mala merr topin në mesfushë dhe lëshon një predhë që ndalet vetëm nga shtylla në të djathtën e Ruçit. (VIDEO) (VIDEO)
29’ Gjuajtje e fortë nga jashtë zonës e Kallakut, sfera nuk gjen portën e Ruçit.
28’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon Balaj me penallti. (VIDEO)
27’ Karton i verdhë për Luis Felipe, i cili u mundua të dëmtonte pikën e penalltisë para gjuajtjes së Balajt.
23’-27’ Shkodranët kërkojnë penallti për një prekje të topit me dorë të Shehit gjatë aksionit. Gjyqtari Koçi lë që loja të vazhdojë fillimisht dhe pasi pret edhe VAR-in, shkon të shohë vetë pamjet në monitor. Në fund, ai akordon penallti për shkodranët. (VIDEO) (VIDEO)
18’ Luis Felipe provon nga jashtë zonës në anën tjetër, topi shkon shumë larg portës.
17’ E ka radhën Balaj të gjuajë me një kthesë të shpejtë, sfera shkon në duart e portierit të miqve. (VIDEO)
16’ Murataj shfaqet i lirë në të majtën dhe gjuan, por diagonalja e tij ndalet nga Ruçi.
12’ Gjuajtje e fortë e Muratajt nga distanca, sfera kalon mbi traversën e portës së Ruçit. (VIDEO)
7’ Gjuajtje e fortë e Vrapit nga jashtë zonës, devijimi i Karricës ia bën më të lehtë punën Pohls.
7’ Bardhi del mirë në krahun e djathtë, kalon Bajramin por nuk kuptohet me Barjamajn i cili mund të shkonte drejt portës dhe çon topin në fundore.
2’ Menjëherë një mundësi e artë për shkodranët, me një gjuajtje qendrore që shkon në duart e Ruçit. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Pohls; Jago, Gjini, Bajrami, Krymi, Dros, Kallaku, Mala, Murataj, Balaj, Kastrati
Trajner: Edi Martini
Vora: Ruçi; Zuna, Repaj, Shehi, Dalipi, Vrapi, Barjamaj, Bardhi, Kasalla, Luis Felipe, Karrica
Trajner: Arjan Bellaj
PANORAMASPORT.AL













