VIDEO/ Vllaznia me marsh të katërt, mposht Partizanin dhe rishikon kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2026 | 23:58

VIDEO/ Vllaznia me marsh të katërt, mposht Partizanin dhe rishikon kreun e renditjes

Vllaznia ka siguruar sot fitoren e katërt radhazi në kampionat, që e ka ndihmuar skuadrën shkodrane të kthehet në kreun e renditjes duke iu bashkuar atje Egnatias.

bandicam 2026-01-24 17-07-18-402

Shkodranët kanë mundur me shifrat 1-0 Partizanin në Shkodër, falë sidomos një pjese të parë të kontrolluar plotësisht, të finalizuar me një gol shumë të bukur të Kastratit.

Kryeqytetasit u munduan të reagonin në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste para Pohls, por pa pasur aftësinë të shtynin topin në rrjetë. Kësisoj, në fund ishte Vllaznia që festoi tre pikët që e ngjitin përsëri në krye, ndërsa Partizani sheh t’i largohet gjithnjë e më shumë ”Final Four”.

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0
32′ Kastrati

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vllaznisë.

90’+1’ Pas një goditje dënimi për Partizanin, Sembene gjuan me kokë por nuk gjen portën e shkodranëve. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Bismark ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Skukës.

89’ Sidibe shfaqet para Pohls por nuk e kalon dot. Më pas aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

88’ Gjini ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Skukës.

87’ Jago nga e majta harkon për Bismark i cili devijon lehtësisht drejt duarve të Qirkos.

85’ Sidibe dhe Sembene ndëshkohen me karton të verdhë pasi ndalin në mënyrë të parregullt një aksion të Vllaznisë.

79’ Sidibe në të djathtën merr mirë fundoren, pason në qendër por askush nuk devijon para portës së Pohls. (VIDEO)

78’ Sidibe bën debutimin te Partizani, duke marrë vendin e Kotes.

77’ Gurishta harkon nga e djathta, Balaj devijon me kokë pa shqetësuar Qirkon.

76’ Çelikoviç i lë vendin Bajramit në radhët e Vllaznisë.

74’ Bismark hyn në zonë nga e majta, gjuan mes mbrojtësve por sheh sferën të bllokohet. Më pas Qirko nis topin me shpejtësi te Skuka, por dalja e Pohls nga zona bën që të largohet sfera nga zona e rrezikshme. (VIDEO)

72’ Janjeva ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Krymit.

70’ Skuka merr vendin e Tomës në radhët e Partizanit.

65’ Vllaznia ndërkohë hedh në fushë Tafilin e Bismark në vend të Qatos dhe Kastratit.

65’ Martinez, Isgandarli dhe Bintsuka i lënë vendin Janjevës, Kolës e Kontreras te Partizani.

64’ Gjuajtje e fortë e Kotes nga distanca, Pohls në dy kohë kontrollon sferën.

61’ Pasiguri në zonën e Vllaznisë, Toma gjuan por nuk ia del të kalojë mbrojtjen e ngjeshur dhe Pohls. (VIDEO)

55’ Martinez tenton edhe ai nga distanca, sfera ndalet nga Krymi në hyrje të zonës.

54’ Mala merr vendin e Muratajt në radhët e Vllaznisë.

53’ Buxhelaj provon nga një distance largët, sfera grushtohet në vështirësi nga Pohls. (VIDEO)

52’ Murataj niset në sulm në të majtën, ndërhyrja e Bytyçit i heq topin nga këmbët para se të futej në zonë.

50’ Bintsuka nga e djathta pason në qendër, Pohls grushton e mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vllaznisë.

44’ Pas një goditje dënimi të Jagos, Murataj devijon në zonë pa arritur të kthejë sferën drejt portës.

42’ Predhë e Jagos nga e majta, gjuajtja e tij grushtohet nga Qirko. (VIDEO)

39’ Një gjuajtje e Kallakut devijohet e më pas është Jogo që provon ndërsa Qirko detyrohet të fluturojë për të shmangur golin me një grushtim. (VIDEO)

39’ Ismaili ndëshkohet me të verdhë për një ndalim të Jagos. (VIDEO)

36’ Qato del në të djathtën, pasimi i tij i rrezikshëm në qendër ndalet nga Qirko.

32’ GOOOL VLLAZNIA! Aksion spektakolar me kombinime mes Kallakut e Kastratit, ku ky i fundit gjen rrjetën me një goditje të shkëlqyer. (VIDEO)

30’ Çelikoviç harkon nga e djathta për Balajn i cili vetëm devijon sferën pa e kthyer drejt portës.

26’ Qato shfaqet rrezikshëm në të majtën, gabon plotësisht tentativën e tij para portës duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

23’ Përsëri tentativë e Qatos e përsëri është Bytyçi i cili bllokon gjuajtjen në hyrje të zonës.

21’ Jago nga e majta pason për Qaton, gjuajtja e të cilit ndalet nga Qirko. Më pas vjen një tjetër gjuajtje që ndalet nga Bytyçi. (VIDEO)

15’ Harkim nga e majta e sulmit të Partizanit, Pohls largon me këmbë dhe çon sferën te Hjumën i cili me portën bosh çon topin jashtë. (VIDEO)

11’ Murataj tenton nga jashtë zonës, Martinez e bllokon menjëherë gjuajtjen e tij.

9’ Ndalet për pak çaste ndeshja pasi Balaj e Toma kanë nevojë për ndërhyrjen e stafit mjekësor pas një përplasje në zonën e shkodranëve. (VIDEO)

5’ Kastrati niset me shpejtësi drejt portës. Shmang Qirkon dhe  sheh gjuajtjen e tij të devijohet në këndore nga Sembene. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Shkodër.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Pohls; Gurishta, Çelikoviç, Gjini, Jago, Krymi, Qato, Kastrati, Kallaku, Balaj, Murataj.
Trajner: Ergi Borshi

Partizani: Qirko, Matinez, Bytyçi, Sembene, Buxhelaj, Ismaili, Kote, Hjumën, Isgandarli, Bintsuka, Toma.
Trajner: Oltijon Kërnaja

PANORAMASPORT.AL