VIDEO/ Vjen goli i pestë i sezonit, kampioni i dyfishtë në Superiore tund përsëri rrjetën në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2025 | 22:36

VIDEO/ Vjen goli i pestë i sezonit, kampioni i dyfishtë në Superiore tund përsëri rrjetën në kampionat

Rubin Hebaj duket se ka gjetur formën më të mirë të tijën në radhët e klubit të ri, Sogdiana, me të cilin po luan në pjesën e dytë të sezonit në kampionatin e Uzbekistanit.

bandicam 2025-10-17 16-24-41-090

Sulmuesi, i cili është shpallur dy herë kampion në Superiore me Partizanin dhe Teutën, ka shënuar sot golin e 5-të të këtij sezoni, të tretin që kur i është bashkuar Sogdiana, duke tundur rrjetën që në minutat e parë të takimit kundër Termez Surkhon.

Më saktësisht, Hebaj shënoi që në minutën e dytë të sfidës, duke u gjetur në vendin e duhur në momentin e duhur, kur pas një topi të përplasur në shtyllë, ai e ktheu sferën në rrjetë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL