VIDEO/ “Vit premtues për Kombëtaren tonë”, kapiteni Veliaj flet para startimit të Rrethit Çiklistik: Synojmë të fitojmë turin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2026 | 12:26

VIDEO/ “Vit premtues për Kombëtaren tonë”, kapiteni Veliaj flet para startimit të Rrethit Çiklistik: Synojmë të fitojmë turin

Rrethi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, një prej evenimenteve më të vjetra sportive në vendin tonë ka ngritur siparin sot. Para startimit të garës, kapiteni i ekipit kombëtar të vendit tonë, Olsian Veliaj ka folur për “Panorama Sport”. Ai deklaroi se do të bëjnë të pamundurën për të fituar turin, edhe pse gara është e fortë.MixCollage-18-May-2026-12-25-PM-6140“Risia e këtij turi është që për herë të parë do të transmetohet në kohë reale dhe është diçka e rëndësishme për Shqipërinë dhe turizmin e vendit. Të gjithë kanë mundësi ta shohin edhe nga jashtë. Ky vit është premtues për ekipin tonë Kombëtar të Çiklizmit pasi kemi djem të rinj në moshë dhe premtues për të ardhmen. Shpresojmë më të mirë për ekipin kombëtar. Do bëjmë të pamundurën për të arritur fitoren por ka rivalitet nga Gjermania, Greqia. Besoj do të fitojmë etapa dhe synojmë për më shumë”, tha ai për “Panorama Sport”.

(VIDEO) (VIDEO)

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL