VIDEO/ U largua në verë nga Superiorja, debutimi në Angli zgjat më pak se 10 minuta për futbollistin që përsërit “avazin”
Dainel Simeu nuk ka mundur t’i gëzohet siç do të dëshironte kthimit të tij në futbollin anglez pas eksperiencës në Kategorinë Superiore në sezonin e kaluar.

Mbrojtësi i cili luajti me Teutën në edicionin e kaluar, u largua gjatë verës nga durrsakët pas një dëmtim të gjatë që pësoi ndërsa aktivizohej me durrsakët. Situatë të cilën e la pas dhe më në fund gjeti një skuadër në Angli duke firmosur pak ditë më parë me Oldham Atletik në kategorinë e katërt atje.
Kjo ishte një “kontratë prove”, pasi Simeu kishte firmosur deri në janar me këtë klub, me shpresën që ta bindte për të nënshkruar një marrëveshje më afatgjatë. Trajneri i dha mundësinë të debutonte që në ndeshjen e sotme në Kupën EFL ndaj Boltonit.
Por ai ka zgjatur më pak se 10 minuta në fushë pasi në një duel ndjeu shqetësime në pjesën e pasme të kofshës së majtë dhe kërkoi menjëherë zëvendësim, duke u larguar i dëshpëruar nga fusha e lojës.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













