VIDEO/ Triumfon “bilbili”, Partizani dhe Teuta ndajnë pikët në një ndeshje për t’u harruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2025 | 0:15

VIDEO/ Triumfon “bilbili”, Partizani dhe Teuta ndajnë pikët në një ndeshje për t’u harruar

Partizani dhe Teuta kanë mbyllur ndeshjen e javës së 30-të mes tyre me një barazim pa gola që nuk ndryshon pozitat në klasifikim të dy ekipeve.

bandicam 2025-03-16 19-52-58-576

Në një ndeshje ku ka triumfuar mërzia dhe vërshëllimat e vazhdueshme për faulle të kryesorit Olsid Ferataj, u pa shumë pak lojë e mirëfilltë dhe raste të rrezikshme pranë portave, sidomos në pjesën e dytë ku kishte shumë pak minuta lojë efektive.

Ndaj në fund të dy ekipet padyshim nuk kanë dalë shumë të kënaqura nga rezultati i një ndeshje për t’u harruar me kuptimin e plotë të fjalës.

PARTIZANI-TEUTA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

90’ Shanaj merr vendin e Taipit te Partizani.

88’ Maçolli nga distanca në pozicion ballor provon të gjejë portën, por kalon sferën mbi traversë pa shqetësuar Qirkon.

85’ Mingo merr vendin e Boçit në radhët e Teutës.

81’ Një goditje dënimi harkohet në zonën e Partizanit, ku Qirko nuk e ka të vështirë të kontrollojë gjuajtjen e Llocit me kokë. (VIDEO)

75’ Kapllani merr vendin e Arifit në radhët e Teutës.

75’ Keko i lë vendin në fushë Eleke në radhët e Partizanit.

70’ Zeka gjuan nga jashtë zonës me të majtën, pa gjetur portën e Tafas. (VIDEO)

68’ Zeka hyn në zonë, por as nuk gjuan e as nuk pason, duke i dorëzuar topin kundërshtarëve.

63’ Pak futboll në këto minuta, me lojën që ndalet shpesh për faulle nga të dy skuadrat.

57’ Arifi tenton nga distanca, topi kalon mbi traversën e Qirkos. (VIDEO)

53’ Taipi harkon një goditje dënimi nga e djathta në shtyllën e dytë, Tafas del dhe kontrollon me qetësi.

51’ Një harkim në zonën e Partizanit nga e djathta përfundon me goditje me kokë nga Lloci, por gjuajtja është shumë e lehtë për Qirkon.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime në të dy skuadrat. Padstrelau dhe Kote i lënë vendin në fushë Zekës dhe Ismailit në radhët e Partizanit. Ndërkohë te Teuta është Beshiraj i cili hyn në fushë në vend të Peposhit.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Lloci harkon në zonë nga e majta, Boçi nuk ia del të gjuajë drejt portës dhe mbrojtja largon rrezikun.

37’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Keko ia del të çojë sferën në rrjetë. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje gjatë aksionit të të kuqve. (VIDEO)

31’ Maçolli nis një top në qendër, Boçi nuk ia del të devijojë para Qirkos i cili mbërthen topin. (VIDEO)

27’ Keko ka hapësirë në të majtën, harkon në qendër por asnjë nga futbollistët nuk ia del të devijojë dhe sfera përfundon direkt në anësore.

21’ Kote harkon në zonë, Bintsuka me kokë gjuan në mënyrë shumë të gabuar duke çuar topin jashtë. (VIDEO)

18’ Një goditje këndi e Partizanit sjell mundësinë e parë me një gjuajtje të shpejtë të Kekos që Tafas e grushton duke shpëtuar katërkëndorin e tij. (VIDEO)

14’ Taipi harkon në zonë një goditje dënimi, Domgjoni nuk arrin të devijojë topin drejt portës.

12’ Boçi provon nga distancë e largët, topi shkon në duart e Qirkos i cili e kontrollon me lehtësi.

12’ Nuk ka momente të rrezikshme në të dy portat në minutat e parë, me skuadrat që gabojnë pasimet pranë zonave kundërshtare.

6’ Taipi harkon një goditje dënimi në zonë, Preka me kokë çon direkt jashtë topin.

1’ Nis dueli në “Arenën e Demave”.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Preka, Domgjoni, Janjeva, Atanaskoski, Mehmeti, Kote, Taipi, Keko, Padstrelau, Bintsuka.
Trajner: Arbër Abilaliaj

TEUTA: Tafas, Kotobelli, Maçolli, Gjinollari, Karabeci, Peposhi, Lloci, Vila, Çyrbja, Boçi, Arifi.
Trajner: Bledar Hodo

PANORAMASPORT.AL