Postuar: Maj 23, 2026 | 23:54
VIDEO/ Triumfi ndaj Vllaznisë, presidenti i Egnatias feston me 3 gishta në dhomat e zhveshjes
Një festë speciale shpërtheu në dhomat e zhveshjes të Egnatias, pas triumfit të skuadrës rrogozhinase ndaj Vllaznisë me rezultatin 1 me 2.

Në videon e bërë publike nga “RTSH Sport”, shihet presidenti Agim Demrozi, teksa feston me lojtarët pas përfundimit të ndeshjes, teksa tregon nga kamera 3 gishtat, që simbolizojnë trofeun e tretë radhazi për Egnatian, me skuadrën e Nevil Dedes, që duket shumë pranë kurorëzimit, pas triumfit ndaj Vllaznisë. Për më tepër shikoni pamjet:
PANORAMASPORT.AL













