VIDEO/ Tirana nuk jep shenja jete as me Nuhiun, kapitullon pa kushte në shtëpi përballë Bylisit me “dhurata”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2025 | 23:48

VIDEO/ Tirana nuk jep shenja jete as me Nuhiun, kapitullon pa kushte në shtëpi përballë Bylisit me “dhurata”

Emërimi i Ardijan Nuhiut në stolin e Tiranës pritej të jepte shenja jete për bardheblutë, por ata për momentin janë shumë larg asaj që pretendojnë në klub. Skuadra kryeqytetase është mundur sot në shtëpi me shifrat 2-0 nga Bylisi, pas një ndeshje shumë të dobët.

bandicam 2025-11-03 15-29-03-413

Ballshiotët dominuan sfidën, edhe falë faktit se gjetën shpejt golin e avantazhit pas një dhuratë të Dembele. Ata shpërdoruan raste të shumta për të shënuar, derisa e ndihmoi vetë Tirana të siguronte tre pikët me autogolin qesharak të Vera.

Kësisoj, Bylisi i largohet edhe më shumë zonës së ftohtë, ndërsa Tirana mbetet më e rrezikuar se kurrë për të rënë nga kategoria.

TIRANA-BYLIS 0-2
10′ Përgjoni, 71′ (ag) Vera

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Bylisit.

90’+2’ Abdullahi merr vendin e Koxhi në radhët e Bylisit.

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

88’ Mustafa dhe Sulovari hyjnë në fushë në vend të Ualison dhe Malomo në radhët e Bylisit. Ndërsa Soler i lë vendin në fushë Rafa Silva.

85’ Malomo nga e djathta gjen Sanogon në qendër, gjuajtja e tij devijohet mbi traversë nga Tafas. (VIDEO)

84’ Sanogo shfaqet rrezikshëm në të djathtën, gjuajtja e tij grushtohet nga Tafas. (VIDEO)

82’ Sanogo ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Fernandez.

79’ Ofori dhe Sanogo marrin vendin e Përndrecës dhe Përgjonit në radhët e Bylisit.

75’ Edhe Dembele përfundon mes të ndërshkuarve me të verdhë.

75’ Haxhiu merr vendin e Vera në radhët e skuadrës së Tiranës.

73’ Bruno ndëshkohet me karton të verdhë.

71’ GOOOL BYLISI! Një harkim në thellësi pa pretendime i ballshiotëve, kthehet me kokë mbrapa nga Vera i cili gjen të papërgatitur Tafas dhe çon sferën në rrjetën e portës së vet. (VIDEO)

65’ Përgjoni ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të gabuar Fernandez.

63’ Adeduro provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera shkon jashtë pa shqetësuar Tafas.

62’ Fernandez dhe Vogli hyjnë në fushë në vend të Patsatsia dhe Karabecit në radhët e Tiranës.

59’ Një harkim në zonë nga e djathta e sulmit të Tiranës gjen Mensah, por gjuajtja e tij me kokë është e gabuar. (VIDEO)

52’ Soler mundohet të gjuajë nga e djathta, sfera devijohet dhe shkon në anësore.

47’ Ballshotët kërkojnë penallti për një ndërhyrje ndaj Peralta në zonën e bardhebluve, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Falaje në vend të Zhunior në radhët e Tiranës.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Bylisit.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

40’ Pas një goditje këndi, Përndreca gjuan me kokë, por nuk gjen portën.

39’ Koxhi pason për Ualison në të majtën, sulmuesi tenton golin nga një pozicion i pamundur, duke mos kaluar dot Tafas. (VIDEO)

34’ Soler jep një pasim milimetrik mbi mbrojtjen e Bylisit për Mensah i cili shfaqte para portës por pastaj godet në mënyrë të gabuar duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

31’ Mensah provon të gjuajë nga e djathta, sfera shkon në rrjetën e jashtme të portës së Vashu.

27’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Përgjoni me kokë vë në provë Tafas, i cili shpëton katërkëndorin duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

24’ Tentativë tjetër e Peralta me të majtën nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e bardhebluve.

22’ Koxhi del në të majtën e sulmit, merr fundoren dhe pason në qendër, mbrojtja largon rrezikun para portës së Tafas.

22’ Valerianos gabon në krahun e tij dhe Peralta merr topin e gjuan, duke çuar sferën direkt në duart e Tafas. (VIDEO)

19’ Një top i futur në zonë nga Patsatsia në të djathtën nuk largohet siç duhet nga mbrojtja ballshiote dhe Vera gjuan me shpejtësi, por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

18’ Pas goditjes nga këndi, Tafas dhe mbrojtësit dalin bosh, Përgjoni në shtyllën e dytë me kokë nuk arrin ta kthejë sferën në portë. (VIDEO)

17’ Përgjoni provon nga një distancë e largët, Valerianos devijon në goditje këndi.

14’ Tirana mundohet të reagojë por nuk ia del të kalojë mesfushën e ngjeshur të ballshiotëve dhe duke mos u shfaqur para portës së Vashu.

10’ GOOOL BYLIS! Dembele humb topin para zonës së tij dhe Përgjoni përfiton duke shkuar i qetë para Tafas dhe duke e mposhtur atë. (VIDEO)

1’ Përndreca ndëshkohet menjëherë me të verdhë pas një faulli ndaj Vera. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Soler, Mensah, Patsatsia, Karabeci, Valerianos, Zhunior, Tabekou

Trajner: Ardian Nuhiu

BYLIS: Vashu, Përndreca, De Souza,  Marku, Kane, Përgjoni, Adeduro, Muktar, Malomo, Peralta, Ualison

Trajner: Mirel Josa

8

PANORAMASPORT.AL