VIDEO/ Tirana kënaqet me 1 pikë në “Air Albania”, Teuta mbetet e pamposhtur në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2025 | 0:03

VIDEO/ Tirana kënaqet me 1 pikë në “Air Albania”, Teuta mbetet e pamposhtur në Superiore

Tirana dhe Teuta kanë ndarë nga 1 pikë në stadiumin “Air Albania”. Sfida e javës së shtatë të Superiores u mbyll me barazim 0-0.

bandicam 2025-10-18 17-02-46-825

Bardheblutë kishin entuziazmin e fitores ndaj Partizanit në derbi, megjithatë nuk bënë për të merituar më shumë sot. Teuta në anën tjetër qan rastet e humbura dhe formën e ish-portierit të saj, Tafas.

Teuta mban vendin e katërt aktualisht me 11 pikë, po aq sa Dinamo. Në anën tjetër Tirana numëron 6 pikë duke u renditur në vendin e tetë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

TIRANA 0-0 TEUTA

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet ndeshja me barazim 0-0.

90+1′ Beshiraj flirton me golin. Tafas bën heroin. (VIDEO)

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Goditja e Arifit kontrollohet pa problem nga Tafas. Pati edhe një devijim.

86′ Falaje i lë vendin Ismajlit te Tirana.

82′ Torraj dhe Doka marrin vendin e Boçit dhe Vidal te Teuta.

82′ Harkimi i Tolit gjen Arifin në zonën e bardhebluve. Ky i fundit gjuan me kokë dhe topi përfundon jashtë. (VIDEO)

80′ Beshiraj ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Lleshit.

71′ Mensah merr vendin e Fernandez te Tirana. Votlai dhe Zela i lënë vendin Beshirajt dhe Arifit te Teuta.

69′ Ndërhyrje e Votlait, i cili rrezikon duke e pasur një karton të verdhë. (VIDEO)

66′ Rast i mirë për Falaje, i cili mori një top në zonë nga Tabeku. Selmani tregohet i vëmendshëm. (VIDEO)

65′ Paradinjo merr vendin e Voglit te Teuta.

62′ Ka rrëzim në zonë pas kontaktit të Soler dhe Zelës. Gjithçka konsiderohet e rregullt.

51′ Rast i artë për Teutën. Boçi i pason Muszor, i cili fiton vetëm këndore. (VIDEO)

50′ Tirana shfaqet rrezikshëm, por Dembele i gjendur në zonën e Teutës nuk godet si duhet.

47′ Pretendime për penallti te Tirana. Gjyqtari Alla e quan çdo gjë të rregullt. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Lleshi merr vendin e Patsatsia te Tirana.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

41′ Tjetër rrjetë e jashtme nga Teuta. Këtë herë është Zela i cili provoi. (VIDEO)

40′ Drithërima te Tirana. Përgjoni tenton supergolin, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

37′ Pretendime për penallti te Tirana. Gjyqtari e konsideron çdo gjë të rregullt. (VIDEO)

36′ Rast i mirë për Teutën. Vidal gjen rrjetën e jashtme të mbrojtur nga Tafas. (VIDEO)

31′ Lëvizje e bukur nga Toli, i cili provon direkt me gjuajtje nga jashtë zone. Topi nuk ka kordinatat e duhura. (VIDEO)

28′ Teuta mundohet të fitojë terren, megjithatë Tirana vendoset mirë në mesfushën e saj.

27′ Gomes i pason Boçit te Teuta, i cili ia lë topin Votlait. Ky i fundit provon nga jashtë zone, por topi i goditur përfundon larg kuadratit. (VIDEO)

25′ Votlai ndëshkohet me karton të verdhë për faullin e shkaktuar ndaj Verës.

24′ Roberto Bordin nuk është dakord me faullin e akorduar nga gjyqtari Alla.

22′ Vidal mundohet të gjejë Boçin, por topi përfundon në duart e portierit Tafas.

10′ Krosimi i Patsatsia vendoset në zotërim nga portieri Selmani pa problem. (VIDEO)

5′ Tirana shfaqet rrezikshëm në fillimin e sfidës. Përgjoni tregohet i kujdesshëm në zonë duke kontrolluar topin e krosuar. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në stadiumin “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Tafas, Vera, Valerianos, Dembele, Haxhiu, Soler, Fernandez, Vogli, Patsatsia, Falaje, Tabeku.
Trajner: Roberto Bordin

TEUTA: Selmani, Zhongo, Përgjoni, Toli, Gomes, Votlai, Maçolli, Muszor, Vidal, Boçi, Zela.
Trajner: Enkelejd Dobi

PANORAMASPORT.AL