VIDEO/ Tirana fiton ndeshjen e parë të sezonit përballë Dinamos, bardheblutë i shpëtojnë rënies direkte dhe e mbyllin në vendin e 8-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 23:59

VIDEO/ Tirana fiton ndeshjen e parë të sezonit përballë Dinamos, bardheblutë i shpëtojnë rënies direkte dhe e mbyllin në vendin e 8-të

Tirana ka fituar ndeshjen e parë të këtij sezoni përballë Dinamos.

tirana

Bardheblutë triumfuan me shifrat 0-2 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmunisë në të 88-ën. 

Me këtë triumf skuadra e Shkëmbit e mbyll kampionatin në vendin e tetë dhe do të luftojnë në “play-out” për të mbijetuar në Superiore.

Tirana do të përballet me fituesin e çiftit Besa-Pogradeci, ndeshje e cila zhvillohet ditën e nesërme.

DINAMO 0-2 TIRANA 

29′ Rafael, 88′ Zharmuni

NGJARJET KRYESORE

90’+3′ Mbyllet sfida, fiton Tirana!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ GOOOL TIRANA 0-2/ Zharmuni nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë dhe mposht Teqjan. (VIDEO)

87′ Zharmuni fiton penallti. (VIDEO)

84′ Tjetër zëvendësim te Tirana, largohet Smaçi dhe aktivizohet Marku.

70′ Bajroviç i lë vendin Ismajlit.

65′ Dita ndjen shqetësim në këmbë dhe nuk mund të vazhdojë në lojë futet Aliji.

61’ Lorran lëshon predhën me të majtën, topi shkon shumë pak larg kuadratit të Selmanit. (VIDEO)

58′ Largohet Haxhiu, ka minuta për Ndrecën.

56’ Haxhiu gjuan me të djathtën potente, por pozicioni jashtë loje ndalon ndeshjen. (VIDEO)

53’ Tentativë e Meksit nga distanca, goditja qëndrore përfundon drejt e në duart e Selmanit. (VIDEO)

50’ Mici gjuan nga një goditje e dënimit, Aldo Teqja del me shpejtësi dhe grushton topin duke e larguar. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Hoxha qëndron në dhomat e zhveshjes, në lojë aktivizohet Qefalija.

45’+2′ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Tiranës!

45’+1′ Haxhiu shpërdoron një rast të artë për të dyfishuar shifrat. (VIDEO)

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Bruno Dita shfaqet në zonën e Tiranës, gjuan topin, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet. (VIDEO)

42′ Bregu gabon sërish, Bajroviç gjuan drejt portës së Dinamos, por Teqja bën detyrën duke pritur një top të mirë.

42′ Vera gjuan nga distanca për Haxhiun, ky i fundit nuk arrin ta mbajë në fushë dhe topi shkon jashtë. (VIDEO)

36′ Zharmuni nuk arrin të përfitojë nga topi që i vjen drejt zonës.

32′ Haxhiu tenton të pasojë në zonë, por Rufati tregohet i vëmendshëm dhe e largon topin.

29′ GOOOL TIRANA 0-1/ Haxhiu harkon nga këndorja, Rafael godet me kokë dhe mposht portierin Teqja. (VIDEO)

24′ Aksion i rrjedhshëm nga Tirana, Rafael tenton në fund por topi shkon në duart e Teqjas. (VIDEO)

21’ Haxhiu tenton të shërbejë për një nga shokët e skuadrës, por topi shkon më fort se sa duhet dhe arrin ta kapë Teqja.

17′ Haxhiu tenton të niset përpara me topin, Rufati i prish planet.

17′ Lorran ka një duel shpejtësi me Verën, por ky i fundit i largon topin.

8’ Minuta të qeta, të dyja skuadrat po tregohen të kujdesshme.

3’ Zharmuni tenton të gjuajë drejt portës, por Hoxha e mbyll mjaft mirë. (VIDEO)

2′ Haxhiu ka një mundësi të mirë, por nuk arrin ta dërgojë drejt portës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Teqja; Rufati, Hoxha, Vila, Bregu, Maliqi, Jonuzi, Dita, Meksi, Loran, Qardaku

Trajner: Ilir Daja

Tirana: Selmani; Vera, Mici, Soler, Rafael, Bajroviç, Haxhiu, Përgjoni, Smaçi, Kola, Zharmuni

Trajner: Bledi Shkëmbi

Screenshot 2025-04-27 150152

PANORAMASPORT.AL