VIDEO/ Teuta konfirmohet “mace e zezë” për Egnatian, u merr kampionëve 1 pikë të artë për mbijetesën
Egnatia dhe Teuta e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Të golat u shënuan në pjesën e parë, ku Ujka për vendasit dhe më pas Kruja te miqtë rezultuan vendimtarë.

Kjo ishte hera e parë që në Rrogozhinë u luajt nën dritat e prozhektorëve. Teuta u konfirmua “mace e zezë” për Egnatian, pasi mori 1 pikë me jo pak vështirësi.
Egnatia mbetet në vendin e parë, ndërsa Teuta merr 1 pikë të rëndësishme në garën për mbijetesën. Aktualisht durrsakët mbajnë vendin e tetë me 28 pikë, dy më shumë se Tirana e vendit të parafundit.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
EGNATIA 1-1 TEUTA
23′ Ujka – 27′ Kruja
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja me barazim 1-1.
90+6′ Mundësi ideale për Teutën. Toma ndalet nga Dylys. (VIDEO)
90+4′ Egnatia i shkon pranë golit të fitores. Goditja e Xhemajlit përfundon jashtë. (VIDEO)
90+2′ Jahaja nuk godet si duhet me kokë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
89′ Kryesori Beqiraj ndal lojën për thirrjet e tifozëve. Më pas ndëshkon me karton të kuq drejtorin e Egnatias, Klejdi Zenelaj. Julian Brahja merr karton të verdhë.
86′ Tek Egnatia largohet Kasa dhe Bakajoko, aktivizohen Jahaja dhe Leo Melo.
84′ Fangaj dhe Kotobelli ndëshkohen me karton. I verdhë për secilin nga kapitenët pas tensionit të krijuar. (VIDEO)
81′ Tafas ndëshkohet me karton të verdhë nga Teuta.
80′ Alijev godet me kokë. Këtë herë topi përfundon jashtë. (VIDEO)
79′ Kapllani dhe Çyrbja marrin vendin e Beshirajt dhe Arifit te Teuta.
75′ Zejnullai i lë vendin Guindos tek Egnatia.
72′ Pretendime për penallti te vendasit. Gjyqtari vijon lojën normalisht. (VIDEO)
72′ Peposhi merr vendin e Krujës që i dëmtuar nuk ia doli të vazhdojë.
68′ Zejnullai ndëshkohet me karton të verdhë.
66′ Alijev i shkon pranë golit, ndërsa Tafas tregohet vendimtar. Rasti i parë i rrezikshëm për pjesën e dytë. (VIDEO)
62′ Egnatia qarkullimin e topit, por asnjë rast i shënuar.
53′ Mbrojtja e Egnatias largon me jo pak vështirësi, pas topit të harkuar nga këndorja. (VIDEO)
53′ Minutat e para janë të qeta në pjesën e dytë.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-1.
45+2′ Uotlai ndëshkohet me karton të verdhë.
45+1′ Arifi tenton të surprizojë nga jashtë zone. Topi i goditur përfundon jashtë.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
42′ Goditja e Zejnullai devijohet në këndore. Mesfushori i Egnatias humbet ekuilibrin në zonën kundërshtare dhe e ka të vështirë të gjuajë si duhet. (VIDEO)
40′ Dajsinani kontrollon topin e krosuar në zonë. Nga vendasit rifillon gjithçka. (VIDEO)
37′ Sfida ndalet për pak kohë, pikërisht për lojtarët që agjërojnë.
34′ Sfida ka humbur disi ritmin në këto minuta, ndërsa janë shënuar dy gola njëri pas tjetrit.
27′ GOOOL! Egnatia 1-1 Teuta/ Arsid Kruja rivendos baraspeshën me një kryevepër nga goditja e dënimit. Avantazhi i vendasve zgjati vetëm dy minuta. (VIDEO)
23′-25′ GOOOOL! Egnatia 1-0 Teuta/ Ujka tund rrjetën për Egnatian. VAR rishikon rastin, pasi Teuta pretendon për faull gjatë aksionit. Gjithçka konsiderohet e rregullt. (VIDEO)
21′ Faull në favor të Teutës. Të besuarit e Hodos nuk e shfrytëzojnë si duhet.
15′ Alijev dëmtohet pas ndërhyrjes së Boçit, i cili fillimisht godet topin. Krosim më pas më i fortë se duhet nga ana e Ujkës. Redi Kasa nuk e mbërrin. (VIDEO)
13′ Tafas tregohet i vëmendshëm dhe kontrollon topin në zonën e tij. Loja rinis pikërisht nga portieri i Teutës. (VIDEO)
12′ Nuk ka raste nga asnjëra prej skuadrave. Egnatia dhe Teuta qarkullojnë topin.
3′ Ka pretendime për penallti te Teuta. Sfida vijon normalisht. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Rrogozhinë. Ka spektakël pyroteknik. (VIDEO)
Egnatia kërkon të shtojë diferencën në krye, ndërsa Teutës në anën tjetër i duhen pikë për mbijetesën. Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani, Alijev, Fernando, Uotlai, Bakajoko, Zejnullai, Xhemajli, Sota, Ujka, Fangaj, Kasa
Trajner: Edlir Tetova
Teuta: Tafas, Jazxhi, Maçolli, Beshiraj, Boçi, Kruja, Kotobelli, Toma, Gjinollari, Arifi, Vila
Trajner: Bledar Hodo

PANORAMASPORT.AL













