VIDEO/ Teuta dhe Dinamo e mbyllin në paqe, triumfon mërzia në “Niko Dovana”
Teuta dhe Dinamo kanë ndarë pikët në barazimin pa gola në ndeshjen e luajtur sot në stadiumin ”Niko Dovana” në Durrës.

Ndeshja mes dy skuadrave ka dhuruar shumë pak emocione, me raste me pikatore, pasi ekipet ishin më të kujdesshme për të mos pësuar se sa për të shënuar në portën kundërshtare. Teuta ishte me ngulmuese, por vazhdon të konfirmojë problemin e saj të madh që ka me shënimin e golave.
Kësisoj, sfida u mbyll pa gola dhe pa fitues, me të dy ekipet që marrin nga një pikë që nuk u ndryshon shumë situatën në renditjen e kampionatit.
TEUTA 0-0 DINAMO
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.
90’ Jepen 3 minuta shtesë.
85’ Pas një harkimi nga një goditje këndi, SImeu gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Teqjes. (VIDEO)
79’ Toma dhe Beshiraj dalin nga fusha për t’i vënë vend E. Vilës dhe Torrajt te Teuta.
73’ Një harkim në zonë drejt Llocit nuk devijohet siç duhet nga ky i fundit duke shpërdoruar një mundësi të mirë për të rrezikuar Teqjen. (VIDEO)
72’ Jonuzi dhe Vila hyjnë në fushë në vend të Qefaliajt dhe Karambas në radhët e Dinamos.
68’ Peposhi i lë vendin Arifit në radhët e Teutës.
66’ Kotobelli nga e majta hyn në zonë dhe gjuan drejt shtyllës së dytë, me sferën që devijohet jashtë. (VIDEO)
63’ Peposhi nga e majta pason në qendër, Gudiabi largon sferën me forcë në këndore.
58’ Teqja bën një ndërhyrje vendimtare për të shpëtuar portën, por aksioni i durrsakëve bëhet i pavlefshëm për shkak pozicioni jashtë loje. (VIDEO)
57’ Gudiabi ndëshkohet me karton të verdhë pas një prekje topi me dorë.
47’ Beshiraj tenton nga e djathta sulmit, Teqja i përgjigjet në pozicion.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje në pankina.
45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.
45’+1’ Harkim i rrezikshëm në zonën e Dinamos nga një goditje këndi, sfera devijohet nga Karamba i cili largon rrezikun.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
40’ Ka shumë pasime të gabuara dhe faulle, duke bërë që loja të mos ketë aspak ritëm.
29’ Simeu tenton të mposhtë Teqjen pas një topi të harkuar në zonë, por shkakton faull ndaj portierit.
27’ Peposhi merr topin në të djathtën por nuk arrin të gjuajë, me Lorran i cili e ruan derisa sfera shkon në fundore.
22’ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë për një mbajtje ndaj Nani.
18’ Beshiraj merr topin në zonë në të djathtën, rrotullohet dhe gjuan menjëherë por nuk gjen dot portën e Teqjes. (VIDEO)
11’ Pas një harkimi në zonë, Lloci provon me kokë por çon sferën mbi traversë.
9’ Peposhi gjuan në pozicion ballor, por godet Tomën para tij i cili bllokon tentativën drejt katërkëndorit.
6’ Zhongo del nga fusha e lojë si dëmtuar, me Gjinollarin i cili merr vendin e tij.
1′ Nis ndeshja në Durrës.
FORMACIONET ZYRTARE
Teuta: Tafas, Jazxhi, Zhongo, Maçolli, Peposhi, Beshiraj, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Simeu
Trajner: Bledar Devolli
Dinamo: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Maliqi, Karamba, Nani, Qefalija, Aliji, Loran, Toli
Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL













