VIDEO/ Tension në Kategorinë e Parë, lojtari i Kastriotit përplas përtokë rivalin te Besa pas golit. Trajneri i portierëve merr karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2025 | 15:04

VIDEO/ Tension në Kategorinë e Parë, lojtari i Kastriotit përplas përtokë rivalin te Besa pas golit. Trajneri i portierëve merr karton të kuq

Ndeshja mes Kastriotit dhe Besës u ndërpre për disa minuta në pjesën e dytë. Shkak u bë tensioni mes lojtarëve të të dyja skuadrave në fushë, ndërsa një nga futbollistët e Besës qëndronte i shtrirë në fushë.

Screenshot 2025-11-24 145623

Ishte minuta e 55-të, kur sapo kishte rinisur ndeshja pas golit të Besës, kur të dyja skuadrat u përplasën. Gjyqtari Olsid Ferataj i tregoi kartonin e verdhë Kacbufit nga Kastrioti dhe Lima Da Silva Netos së Besës.

Po ashtu Ferataj u drejtua nga pankina ku i tregoi kartonin e kuq Redjan Bakut. Ky i fundit është trajneri i portierëve të Kastriotit.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Sfida ishte e programuar për dje në stadiumin “Redi Maloku”, por u shty për shkak të kushteve atmosferike.

Përplasja e lojtarëve të Kastriotit dhe Besës: (VIDEO) + (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL