VIDEO/ “Të na falni shumë se ju prishëm llogaritë”, Ruçi në versionin Depaj, shikoni festën e Bylisit pas triumfit në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 20:49

VIDEO/ “Të na falni shumë se ju prishëm llogaritë”, Ruçi në versionin Depaj, shikoni festën e Bylisit pas triumfit në Korçë

Bylisi mposhti Skënderbeun ditën e sotme në Korçë me rezultatin 1 me 2 duke siguruar qëndrimin në Superiore, ndërkohë që dërgoi skuadrën e Ernest Gjokës në Kategorinë e Parë.

MixCollage-27-Apr-2025-08-48-PM-6662

Një festë legjitime shpërtheu në kampin ballshiot menjëherë pas përfundimit të finales së mbijetesë, ku lojtarët, stafi teknik i Bylisit si dhe tifozët që kishin udhëtuar nga Ballshi, shijuan në maksimum këtë fitore të artë.  

Ajo që ra më së tepërmi në sy ishte festa e mesfushorit Flamur Ruçi, i cili u kthye nga tribuna ku qëndronin tifozët e Skënderbeut, duke festuar “alla Mefis Depaj”. (SHIKO VIDEON) 

Në përfundim të sfidës nuk kanë munguar edhe statuset thumbues në rrjetet sociale. Ishte kapiteni pogradecar i Bylisit, Marin Abazaj, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruan:  

“Elhamdulilah Elhamdulilah Elhamdulilah 

Faleminderit të gjithëve që nuk besuat tek ne 

Të na falni shumë se ju prishëm llogaritë dhe ju dolëm jashtë pritshmërive 

Krenar për të gjithë ju”, shkruan Abazaj. 

FESTA E LOJTARËVE TË BYLISIT PAS TRIUMFIT NË KORÇË:  VIDEO + VIDEO 

PANORAMASPORT.AL