VIDEO/ Spektakël me dy gola, Elbasani dhe Dinamo ndajnë pikët në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2025 | 0:16

VIDEO/ Spektakël me dy gola, Elbasani dhe Dinamo ndajnë pikët në Superiore

Elbasani dhe Dinamo e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. 

bandicam 2025-03-16 19-55-34-757

Pjesa e parë foli për Dinamon, që shënoi me Karambën. 45 minutat e dyta i takuan Elbasanit.

Verdheblutë barazuan me Mustën, madje i shkuan pranë golit të përmbysjes. Në fund tifozët e shumtë panë skuadrat të ndanin pikët.

Elbasani qëndron në vendin e pestë, teksa Dinamo mban vendin e dytë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

ELBASANI 1-1 DINAMO

71′ Musta- 38′ Karamba

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet ndeshja në Elbasan me barazim 1-1.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Lukili ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.

88′ Klevis Kasa humbet rastin e artë për golin e përmbysjes. (VIDEO)

87′ Skuadra e Elbasanit tregohet e vëmendshme dhe mbyll hapësirat në mesfushën e saj.

83′ Diallo dhe Gjoni marrin vendin e Tsage dhe Qoses tek Elbasani.

79′ Dy zëvendësime te Dinamo. Doçi dhe Qardaku marrin vendin e Vilës dhe Jonuzit.

76′ Kasa i lë vendin Lajthisë tek Elbasani.

71′ GOOOL! Elbasani 1-1 Dinamo/ Musta rikthen baraspeshën duke mposhtur portierin Teqja. (VIDEO)

71′ Goditja e Dros devijohet në këndore. Drithërima në portën e Dinamos. (VIDEO)

70′ Lukili merr vendin e Xhoel tek Elbasani.

67′ Abalora ndal Jonuzin, që u pasua nga Zabërgja. Dinamo pranë golit të dytë. (VIDEO)

61′ Lajthia nuk ia del të shënjestrojë si duhet portën. Shkëndija nga Elbasani. (VIDEO)

58′ Elbasani ka kontrollin e topit në pjesën e dytë. Mungojnë rastet e rrezikshme.

57′ Karamba largohet i dëmtuar. Vendin e tij e merr Nani te Dinamo.

52′ Dinamo kërkon golin e dytë. Mungon finalizimi. (VIDEO)

51′ Dros tenton të surprizojë nga jashtë zone. Gjuajtja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Meksi merr vendin e Maliqit te Dinamo.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Dinamon. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Zabërgja gabon në finalizim. Dinamo pranë golit të dytë. (VIDEO)

41′ Maliqi ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.

38′ GOOOL! Elbasani 0-1 Dinamo/ Karamba kalon në avantazh Dinamon. I harruar në zonë, nuk mund të gabojë. (VIDEO)

35′ Vijojnë duelet e luftuara mes dy skuadrave.

30′ Goditja e Lajthisë përfundon jashtë. Lojtari i Elbasani provoi i vetëm. (VIDEO)

25′ Tsage nuk përfiton nga gabimi i Maliqit. Aliji largon gjithçka nga zona. (VIDEO)

24′ Karton i verdhë për Tolin te Dinamo.

23′ Goditja e Loran përfundon mbi kuadrat. (VIDEO)

20′ Dinamo mundohet të rrezikojë, por Kasa tregohet i vëmendshëm dhe mbyll gjithçka. (VIDEO)

13′ Kombinime të mira tek Elbasani, por në fund topi përfundon jashtë. (VIDEO)

11′ Lulaj tregohet i vëmendshëm duke larguar rrezikun nga zona. Minuta të mira për Dinamon. (VIDEO)

8′ Lajthia niset në kundërsulm. Ndalet në fund, ndërsa topi i mbetet Elbasanit me rivënie anësore. (VIDEO)

7′ Abalora ndal goditjen e Bregut, që provon nga jashtë zone. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

Mbahet 1 minutë heshtje në nder të viktimave në Maqedoninë e Veriut.

FORMACIONET ZYRTARE

Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Musta, Lila, A. Kasa, Dros, Qose, Lajthia, Xhoel, Tsague

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Dinamo: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Maliqi, Toli, Jonuzi, Karamba, Zabërgja, Vila, Bregu.

Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL