VIDEO/ Rasti më i çuditshëm te Dinamo, sulmuesi i larguar nga Ilir Daja kalon me gola dinamovitët
Hekuran Berisha po kalon një formë të shkëlqyer me Dukagjinin në Prishtinë. Dje shënoi golin e katërt në katër ndeshjet e fundit, ndërsa përballë ishte Drita. Kampionët e Kosov=s ia dolën të fitojnë në fund me rezultatin 2-1. Bashkë me golin e Kupës, Berisha është tashmë në kuotën e pesë golave gjatë vitit 2026.

20-vjeçari është i huazuar nga Dinamo në Kosovë. Në verë u raportua se kryeqytetasit paguan 150 mijë euro, për të blerë kartonin e tij. Më pas doli jashtë planeve të Ilir Dajës.
Çudia qëndron me faktin se Dinamo po vuan për gola këtë vit. Vetëm tre gola janë shënuar në 10 javët e fundit të kampionatit. Kështu Berisha rezulton më produktiv se i gjithë sulmi dinamovit gjatë kësaj kohe.
Goli në Kupë ndaj Prishtinës së Re: (VIDEO)
Goli i parë në kampionat ndaj Ferizajt: (VIDEO)
Goli i dytë në kampionat ndaj Drenicës: (VIDEO)
Goli i tretë në kampionat ndaj Llapit: (VIDEO)
Goli i katërt në kampionat ndaj Dritës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













