VIDEO/ Pretendimet për dhunë dhe akuza që po ndihmon Partizanin, Bylisi publikon pamjet: Duket qartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2026 | 19:22

VIDEO/ Pretendimet për dhunë dhe akuza që po ndihmon Partizanin, Bylisi publikon pamjet: Duket qartë

Bylisi reagoi dje për një situatë të krijuar me ekipin U-19 në transfertën e Laçit. Ballshiotët pretendojnë se Ahmed Ibrahim Adepoju dhe Mirlind Bahaj janë dhunuar nga Kleo Laska dhe Naim Halilaj. Për më tepër, sipas Bylisit nga ana e Laçit ka pasur akuza që ballshiotët po luajnë për llogari të Partizanit U-19.

fshf

Laçi i hodhi poshtë këto pretendime me një reagim zyrtar nga ana e tij. Sot ndërkohë është Bylisi që ka postuar sërish duke treguar pamje nga sfida në Laç.

Postimi i Bylisit:

Reagim!

Lidhur me reagimin e klubit të Laçit, ku thuhet se kemi reaguar pas dy ditësh, sqarojmë se klubi ynë ka reaguar menjëherë pas ndeshjes për incidentet e ndodhura dhe kemi njoftuar në FSHF edhe përgjegjësin e moshave, z. Neritan Koçi.

Nga videot amatore duket qartë tensioni dhe mënyra se si, në fund të takimit, lojtari ynë Ibrahim sulmohet nga drejtuesit vendas. Është dashur ndërhyrja e trajnerit tonë për ta marrë në mbrojtje lojtarin.

Pamjet e publikuara: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL