VIDEO/ Portieri pret dy penallti e pastaj largohet me ambulancë, fitore e çmendur e Elbasanit ndaj Flamurtarit në Vlorë
Elbasani ka marrë tre pikë të rëndësishme në luftën për titullin kampion me një fitore të rëndë me shifrat 2-1 në Vlorë përballë Flamurtarit, pas një ndeshje ku ndodhi gjithçka.

Në fakt kishte pak ngjarje në pjesën e parë të takimit, përveç golit të avantazhit të Lajthisë për verdheblutë, me pjesën e dytë që dhuroi më shumë momente dramatike.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Flamurtari kishte fillimisht shansin e artë për të shënuar me penallti por Marku gaboi dy herë radhazi me Janaçek që e ndaloi. Pastaj erdhi goli i dytë i Lajthisë që la të mendohej se ndeshja u mbyll, por në anën tjetër realizoi Ramani duke hapur edhe një herë takimin.
Më pas e kishte radhën dëmtimi i Janaçek i cili u dërgua në spital, me takimin që u mbyll me 17 minuta shtesë për vonesa të vazhdueshme. Megjithatë, Flamurtari nuk ia doli të gjente hapësirën për të thumbuar përsëri e kësisoj Elbasanit mori pikët që i nevojiteshin.
FLAMURTARI-ELBASANI 1-2
65′ Ramani / 5′, 63′ Lajthia
NGJARJET KRYESORE
90’+17’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Elbasanit.
90’+15’ K. Kasa shfaqet në sulm në të majtën, pasimi i tij në qendër drejt Lleshit devijohet nga Aleksovski i cili shpëton katërkëndorin e tij.
90’+11’ Kasa merr vendin e Mbe në radhët e Flamurtarit.
90’+7’ Një harkim nga e majta në zonë bën që sfera të shkojë te Bunjaku i cili nuk e devijon siç duhet para portës duke shpërdoruar mundësinë për të mbyllur ndeshjen. (VIDEO)
90’+6’ Lleshi. Bunjaku dhe Olberkis hyjnë në fushë në vend të Loukilit, Lajthisë dhe Ze Gomesh në radhët e Elbasanit.
90’+3’ Oshafi merr vendin e Todoroskit në radhët e Flamurtarit.
90’+3’ Todoroski shfaqet në pozicion ballor, gjuajtja e tij kalon jo shumë lart mbi traversën e portës së Elbasanit.
90’+1’ Leo Melo ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.
90’ Jepen 17 minuta shtesë.
88’ Trashi nga e majta merr fundoren dhe harkon në zonë ku asnjë nga shokët e skuadrës nuk ia del të devijojë.
85’ Ememe shfaqet në anën tjetër në sulm duke gjuajtur drejt shtyllës së largët nga e majta pa gjetur kartërkëndorin.
84’ Kasa nga e majta harkon në zonë për Lajthian i cili gjuan por nuk gjen portën vendase.
83’ Kthehet përsëri ambulanca në stadium dhe ndeshja mund të vazhdojë, me Totoshin i cili është tashmë në katërkëndorin e verdhebluve.
77’ Janaçek nuk mund të vazhdojë për shkak të një dëmtimi në dorë dhe largohet me ambulancë drejt spitalit.
69’ Trashi nga e majta harkon në zonë për Maksutin i cili nuk ka kontakt me topin por godet Janaçek, duke u ndëshkuar me të verdhë ndërsa portierit i duhet të marrë mjekim. (VIDEO)
65’ GOOOL FLAMURTARI! Ramani nga e majta shpërthen në sulm, kalon një kundërshtar dhe pastaj lëshon një gjuajtje të shkëlqyer me të djathtën që mposht Janaçek. (VIDEO)
63’ GOOOL ELBASANI! Pas një goditje dënimi, K. Kasa gjuan me kokë e Aleksovski nuk ndal si duhet sferën, duke i dhënë mundësinë Lajthisë që të shënojë përsëri në portën e tij. (VIDEO)
61’ Ememe ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Lajthias. Ndëshkohet edhe Loukili për protesta.
61’ Boje i lë vendin në fushë K. Kasës në radhët e Elbasanit.
60’ Marku, Peralta dhe Bolzan largohen nga fusha duke i bërë vend Ememe, Lushajt dhe Leo Melos në radhët e Flamurtarit.
56’ Marku gjuan përsëri nga pika e bardhë dhe përsëri është Janaçek i cili e ndal. (VIDEO)
54’ Marku gjuan penalltinë por Janaçek e pret. Xhaja vendos të kthejë gjuajtjen pasi Lajthia ka hyrë para kohë në zonë. (VIDEO)
49’-53’ Goditje dënimi e Flamurtarit, Marku gjuan por ka devijim nga muri e topi shkon në duart e Janaçek. Futbollisti i Flamurtarit pretendon për prekje topi me dorë nga Ze Gomesh, por gjyqtari vazhdon lojën. Në ndalesën e parë, ai shkon të shohë pamjet me VAR dhe pas 3 minutash pritje e rishqyrtim, akordon penallti. Musta e Skuadrone ndëshkohen me të verdhë për shkak protestash. (VIDEO) (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis pa lëvizje në pankinat e dy ekipeve.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 1-1 të Elbasanit.
45’+2’ Trashi nga e majta harkon në zonë, Peralta nuk koordinohet për të gjuajtur siç duhet. (VIDEO)
45′ Jepen 2 minuta shtesë.
43’ Trashi nga e majta harkon në zonë për Markun i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Janaçek. (VIDEO)
41’ Kundërsulm i Lajthisë nga një gjysmëfushë në tjetrën, gjuajtja e tij shkon larg katërkëndorit. (VIDEO)
38’ Flamurtari provon të sulmojë për të gjetur barazimin një gjuajtje nga jashtë zonës devijohet në këndore. (VIDEO)
28’-29’ Ndërpritet ndeshja për dy minuta, pasi ka gjuajtje me sende drejt Mustës në një rivënie anësore, ndërsa gjyqtari Xhaja udhëzon kapitenin e vlonjatëve, Trashi, që të shkojë të qetësojë tifozët për të rifilluar takimin. (VIDEO)
26’ Lila ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Maksutit. (VIDEO)
22’ Aleksovski bën detyrën duke ndalur Boje para portës, aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
20’ Faulle të njëpasnjëshme dhe gabimet në mesfushë bëjnë që të mos ketë raste të rrezikshme nga të dy skuadrat në këto minuta.
14’ Marku nga jashtë zonës provon me të majtën, por nuk gjen portën e Janaçek. (VIDEO)
5’ GOOOL ELBASANI! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Lajthia i cili me kokë tund rrjetën e portës vendase. (VIDEO)
3’ Elbasani i afrohet golit pas një goditje nga këndi, pasi Musta me kokë detyron Aleksovskin të bëjë një ndërhyrje spektakolare për të shpëtuar portën. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Vlorë.
FORMACIONET ZYRTARE
Flamurtari: Aleksonvski, Skuadrone, Veiga, Trashi, Peralta, Ramani, Marku, Todoroski, Mbe, Bolzan, Maksuti.
Trajner: Andi Ribaj
Elbasani: Janaçek, Azemoviç, Musta, A. Kasa, Lila, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Loukili, Boje, Ze Gomesh.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













