VIDEO/ Portieri i mohon supergolin Rashicës, Metalist 1925 e nis kampionatin me barazim dhe pret yjet e Dinamos
Metalist 1925 ku aktivizohen Ermir Rashica dhe ish-sulmuesi i Partizanit, Kristian Mba, nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Obolon, në duelin e javës së parë në elitën e futbollit ukrainas.

Një nga shanset më të arta të sfidës e kishte ish-futbollisti i Skënderbeut, Rashica, i cili në minutën e 38-të, lëshkoi një të djathtë potente nga jashtë zonës, por falë reagimit fantastik të portierit kundërshtar, topi shkoi në këndore.
Sulmuesi i Kombëtares Shpresa, qëndroi në fushë 81 minuta, teksa më pas i la vendin Kristian Mbasë, por pa mundur të linte gjurmë.
Vlen të theksohet fakti se skuadra e Metalist 1925, pret që t’i bashkohet së shpejti dy yjet e Dinamos, Itodo Mandela si dhe Baton Zabërgja, që pritet ta rrisin ndjeshëm cilësinë në skuadrën ukrainase.
Itodo Mandelës, i cili e ka mbyllur me blutë dhe do të vazhdojë karrierën me Metalist 1925 në Ukrainë në ditët në vijim, teksa Zabërgja do të bashkohet me skuadrën pas aventurës Europiane me blutë e kryeqytetit.
GJUAJTJA E RASHICËS: VIDEO
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













