VIDEO/ Plas grushti në futbollin e vajzave, policia futet në fushën e lojës. Gjyqtarja Rusta tregon 4 herë kartonin e kuq
Futbolli i vajzave sjell jo pak herë skena të shëmtuara dhe sot është prodhuar një prej tyre. Teuta dhe Gramshi po përballen në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, ndërsa loja u ndërpre pas dhunës që shpërtheu.

“Panorama Sport” iu sjell pamje, ndërsa ndeshja qëndroi e ndërprerë për 8 minuta. Acarimi nisi me Musajn dhe Kotarjan, që u ndëshkuan me karton të verdhë në fillimin e ndeshjes.
Më pas gjyqtarja Emanuela Rusta i tregoi kartonin e kuq Leonora Dedgjonaj, që është kapitenja e Gramshit. Kjo për shkak se shkaktoi faull si lojtare e fundit.
Pas kësaj erdhi goli i Goros te Teuta. Dhuna përplasi lojtarët e të dyja skuadrave, ndërsa për qetësimin e situatës u nevojit ndërhyrja e policisë. Në pjesën e parë të dyja skuadrat mbeten me 9 lojtarë. Mikaela Metalla dhe Da Paiksao u larguan nga Teuta me karton të kuq, ndërsa Kenza Allaoui iu bashkua Dedgjonajt te Gramshi.
Delegati Astrit Isai ndërkohë ndaloi praninë e mediave që para se të niste ndeshja, që pritej e zjarrtë mes dy skuadrave. Të dyja klubet kanë investuar për këtë sezon. Kështu në këtë takim u futën me synim fitoren.
Pamje pas ndërprerjes së ndeshjes: (VIDEO)
ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL













