VIDEO/ Plas grushti në fushë, hyjnë tifozë nga tribunat. Miqësorja mes Elbasanit dhe Pogradecit mbyllet me pamje të turpshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2025 | 23:59

VIDEO/ Plas grushti në fushë, hyjnë tifozë nga tribunat. Miqësorja mes Elbasanit dhe Pogradecit mbyllet me pamje të turpshme

Ndeshja e sotme miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit në “Elbasan Arena” ka degjeneruar në ngjarje të turpshme pas përfundimit të saj.

bandicam 2025-07-19 19-54-09-805

Pas një përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave, ka nisur kacafytja në fushën e lojës dhe sikur të mis mjaftonte kjo, kanë hyrë edhe persona të stafeve që janë përfshirë në sherr, ashtu si edhe tifozë nga tribunat, duke sulmuar futbollistët e ekipit mik.

SHIH VIDEON

Pas disa minutash kaosi, mes fyerjeve dhe gjuajtjeve me objekte nga tribunat, lojtarët e Pogradecit ia kanë dalë të futen në dhomat e zhveshjeve, duke i dhënë fund kësaj situatë aspak të këndshme.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL