VIDEO/ Pesë minuta për një vijë VAR-i që nuk u shfaq, dyshime për golin e barazimit të Teutës ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2025 | 22:04

VIDEO/ Pesë minuta për një vijë VAR-i që nuk u shfaq, dyshime për golin e barazimit të Teutës ndaj Vllaznisë

Ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë është mbyllur me një barazim 1-1, që nuk ka kaluar pa probleme, për mënyrën se si erdhi goli i durrsakëve. Pas një harkimi të Torrajt në zonë, Zhongo uli topin për Beshirajn i cili më pas çoi sferën në rrjetë kur shënohej minuta e 96 e duelit.

asdasdasdsadsadasd

Por nga ai moment, u desh të priteshin 5 minuta për të verifikuar nëse goli ishte i rregullt apo jo, me dyshimet që mbetën gjithsesi. Pamjet filmike duket sikur shfaqin Zhongon në pozicion të parregullt në momentin e harkimit të Torrajt, ndërsa duhej të ishte VAR-i ai që do të certifikonte nëse vendimi anësorit të fushës i cili sinjalizoi gol, ishte i rregullt apo jo.

Kësisoj vendimi shkonte në sallën e VAR, ku kryesor ishte Orlando Kuka dhe asistente ishte Emanuela Rusta, e cila ishte në AVAR. Kryesorit Juxhin Xhaja iu desh të priste 5 minuta duke komunikuar me ta, për vendimin rreth këtij rasti, duke sinjalizuar në fund nga qendra e duke dhënë golin si të rregullt. Por me asnjë pamje të regjisë që të tregonte vijën e famshme që përcaktonte se si ishte gjykuar ai moment nga teknologjia.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL