VIDEO/ Përmbysje për infarkt e Partizanit ndaj Teutës! Nga 2-0 në 2-3 me lojtarët e ekipit B dhe i mbetur me 10 vetë në ndeshjen e çmendur me penallti nga dy anët
Partizani ka siguruar një fitore të çmendur me shifrat 3-2 me një përmbysje të pabesueshme kundër Teutës në Durrës.

Durrsakët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pasi krijuan raste dhe gjetën dy herë rrugën e rrjetës. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, pasi trajneri Kërnaja vendosi të hidhte në fushë lojtarët e ekipit B, Kontreras dhe Kola. Të kuqtë u ngjallën dhe ishte Kontreras ai i cili shënoi brenda pak minutash dy herë për të rihapur ndeshjen, ndërsa durrsakët kishin gabuar penallti me Zelën.
Kontreras më pas la fushën e lojës me të kuq dhe ndërsa Teuta kërkonte avantazhin, ai erdhi për Partizanin që fitoi penallti dhe e realizoi me Tomën, duke regjistruar përmbysjen që i dha tre pikë të arta për moralin dhe klasifikimin.
TEUTA 2-3 PARTIZANI
32′ Maçolli, 40′ Toli / 58′, 66′ Kontreras, 86′ (p) Toma
NGJARJET KRYESORE
90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Partizanit.
90’+2’ Durrsakët kërkojnë penallti për prekje topi me dorë në zonë. Gjyqtari vazhdon lojën mes protestave të vendasve. (VIDEO)
90’ Jepen 7 minuta shtesë.
89’ Zhoel merr vendin e Votlait në radhët e Teutës.
88’ Ismaili i lë vendin në fushë Shanajt në radhët e Partizanit.
87’ Maçolli provon nga distanca me një gjuajtje të fortë, Qirko devijon në këndore.
86’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Toma me penallti. (VIDEO)
82’ Penallti për Partizanin! Atanaskoski shpërthen në të majtën, Toli ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe gjyqtari Ferataj bën shenjë nga pika e bardhë. Karton i verdhë për Tolin. (VIDEO)
81’ Buxhelaj tenton me një goditje dënimi, sfera shkon mbi traversë.
75’ Fadairo dhe Boçi i lënë vendin në fushë Torrajt dhe Myszor në radhët e Teutës.
75’ Faull në sulm i Kontreras, lojtari merr edhe të dytin e verdhë dhe merr të kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë. (VIDEO)
71’ Toli gjuan nga distanca, pa gjetur portën e Qirkos.
71’ Kotobelli dhe Beshiraj hyjnë në fushë në vend të Zela dhe Zhongo në radhët e Teutës.
67’ Mehmeti i lë vendin Kotes në radhët e Partizanit.
67’ Kontreras ndëshkohet me të verdhë pasi festoi duke hequr fanellën për të festuar.
66’ GOOOL PARTIZANI! Pas një harkimi në qendër, topi shkon te Kontreras i cili shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)
65’ Fadairo ndëshkohet me të verdhë pas një faulli në mesfushë.
62’ Humb penalltinë Zela! Sulmuesi gjuan duke goditur shtyllën e portës së Qirkos. (VIDEO)
60’ Penallti për Teutën! Arifi hyn në zonë nga e majta dhe rrëzohet pas një ndërhyrje të Dumbia. Gjyqtari jep 11-metërsh, më pas pret edhe konfirmimin e VAR-it dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
58’ GOOOL PARTIZANI! Në zhvillimin e një goditje dënimi, Kontreras përfiton nga një harkim i Bytyçit për të shënuar me kokë. (VIDEO)
53’ Buxhelaj, Kola dhe Kontreras hyjnë në fushë në vend të Gudjufit, Isgandarlit dhe Hjumën në radhët e Partizanit.
53’ Atanaskoski ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Fadairo.
48’ Isgandarli gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin e Selmanit.
47’ Fadairo hyn në zonë në të djathtën, gjuajtja e tij është shumë e gabuar.
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy skuadrave.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Teutës.
45’+3’ Momente nervozizmi në fushë. Në fund janë Mehmeti dhe Boçi të cilët ndëshkohen me karton të verdhë. (VIDEO)
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
45’ Bytyçi provon me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon shumë larg portës së Selmanit.
40’ GOOOL TEUTA! Gol olimpik i Tolit, pasi harkimi i tij nga këndi shkon direkt në rrjetën e portës së Qirkos. (VIDEO)
39’ Arifi nga e majta pason për Zelën, gjuajtja e këtij të fundit devijohet jashtë nga Atanaskoski. (VIDEO)
38’ Maçolli rrëzohet në zonë pas një kontakti me Mehmetin, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
37’ Toma hyn në zonë dhe rrëzohet pas një ndërhyrje. Gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje të sulmuesit. (VIDEO)
32’ GOOOL TEUTA! Akison i shkëlqyer i Fadairo nga krahu i djathtë, pasimi në qendër gjen Maçollin i cili në ecje e sipër gjuan dhe gjen rrjetën. (VIDEO)
30’ Arifi tenton me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon lart mbi traversën e portës së Qirkos.
25’ Boçi nxjerr topin në fundore pas një aksioni nga e majta, gjyqtari Ferataj jep goditje këndi mes protestave të të kuqve. (VIDEO)
19’ Toma ka mundësinë e artë teksa del i vetëm para portës së Selmanit. Ai kalon portierin me gjuajtjen e tij, por sfera shkon mbi traversë. (VIDEO)
17’ Vazhdojnë goditjet nga këndi për Partizanin, këtë herë Atanaskoski çon sferën direkt në duart e Selmanit.
13’ Pas goditjes nga këndi të radhës, durrsakët rrezikojnë autogolin por Maçolli largon sferën para se të kalojë vijën fatale. (VIDEO)
13’ Gudjufi lëshon një harkim direkt në portë nga këndorja, Selmani grushton dhe çon sferën përsëri në këndore.
12’ Isgandarli tenton nga e majta, gjuajtja e tij devijohet nga Jazxhi dhe shkon në këndore.
7’ Votlai hyn me forcë në zonë, por topi i shpëton dhe shkon te Qirko.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Përgjoni, Maçolli, Toli, Votlai, Boçi, Fadairo, Arifi, Zela.
Trajner: Enkelejd Dobi
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Dumbia, Hjumën, Gudjufi, Isgandarli, Toma.
Trajner: Oltijon Kërnaja
PANORAMASPORT.AL













