VIDEO/ Penallti e anuluar me VAR dhe raste të humbura, Bylis dhe Laçi kënaqen me 1 pikë
Bylisi dhe Laçi e kanë mbyllur me barazim 0-0 sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Të dyja skuadrat janë kënaqur me nga 1 pikë në Ballsh.

Kryefjala e ndeshjes ishte penalltia e anuluar në fillimin e takimit, pas rishikimit me VAR. Në anën tjetër rastet që pasuan nuk u konkretizuan, me portierët që reaguan si duhet kur u testuan.
Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, nuk ishte i pranishëm në pjesën e dytë. Tekniku i kurbinasve u transportua në spital, pas shqetësimeve shëndetësore që pati.
Tashmë Bylisi mban vendin e shtatë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e gjashtë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
BYLIS 0-0 LAÇI
NGJARJET KRYESORE
90+5′ Mbyllet ndeshja me barazim 0-0.
90+4′ Karton i verdhë për Përndrecën te Bylisi.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
88′ Mustafa merr vendin e Berkos te Bylisi.
82′ Mjaki nuk kordinohet si duhet në zonë. Largohet rreziku nga mbrojtja e Bylisit. (VIDEO)
80′ Kane merr vendin e Oforit te Bylisi.
79′ Malomo ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi.
77′ Myrta merr vendin e Bullarit te Laçi.
76′ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë nga Laçi.
73′ Manellari nuk godet si duhet në zonën e Bylisit. Portieri Batista kontrollon pa problem. (VIDEO)
71′ Ofori ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi.
70′ Laçi pranë golit. Batista devijon në këndore goditjen e Traore. (VIDEO)
66′ Tresa ka nevojë për ndihmën mjekësore.
65′ Sulovari merr vendin e Ruçit te Bylisi.
64′ Bylisi tregohet kërkues në sulm. Është portieri Dobjani që kontrollon topin e hedhur në zonë nga vendësit. (VIDEO)
56′ Bullari ndalet nga shtylla. Kurbinasit pranë golit. (VIDEO)
55′ Berko tund rrjetën, por festa nuk zgjat aspak pasi lojtari i Bylisit ndodhej në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
46′ Trajneri Moriero është transportuar në spital gjatë pushimit të ndeshjes, pasi nuk është ndjerë mirë.
46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime. Tek ekipi i Laçit largohet portieri Molla, ndërsa në fushë hyn Dobjani. Te Bylisi, në lojë është Da Silva ndërsa largohet Ilieski.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.
45+2′ Ofori tenton me kokë pas krosimit nga këndorja. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
44′ Përndreca provon direkt nga goditja e dënimit. Molla tregohet i vëmendshëm. (VIDEO)
43′ Opeh tenton të befasojë nga një pozicion thuajse i pamundur. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
39′ Faull i shkaktuar. Kurti ndëshkohet me karton të verdhë nga Laçi.
34′ Ilieski është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë te Bylisi.
32′ Berko ndëshkohet me karton të verdhë nga Bylisi.
28′ Ofori tenton me një goditje nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë.
25′ Rast i mirë për Bylisin. Është portieri Molla që ia del të ndalë Ruçin. (VIDEO)
20′ Duele të shumta në mesfushë.
15′ Shabani ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit të shkaktuar.
12′ Traore fiton këndore pas gjuajtjes që provoi drejt portës. Mbrojtja tregohet e vendosur mirë duke mbyllur hapësirat për kurbinasit. (VIDEO)
9′ Përndreca provon fluturimthi. Topi përfundon jashtë. Lojtari i Bylisit fiton duartrokitjet e tifozëve.
3′ Gjyqtari Hamiti akordon penallti në favor të Laçit. Ndryshon mendim pas rishikimit me VAR. (VIDEO)
2′ Bylis e nis ndeshjen duke sjellë drithërima në mbrojtjen kundërshtare.
1′ Nis ndeshja në Ballsh.
FORMACIONET ZYRTARE
Bylis: Batista, Bruno, Përndreca, Ilieski, Ofori, Muktar, Përgjoni, Abazaj, Përndreca, Berko, Malomo
Trajner: Gentian Mezani
Laçi: Molla, Kurti, Kristian, Prodani, Shabani, Manellari, Bullari, Mjaki, Opeh, Traore, Tresa
Trajner: Françesko Moriero
PANORAMASPORT.AL













