VIDEO/ Partizani ka gjetur një hero të ri nga Kategoria e Dytë, fitore me sforco minimale ndaj Bylisit për t’iu larguar telasheve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 23:03

VIDEO/ Partizani ka gjetur një hero të ri nga Kategoria e Dytë, fitore me sforco minimale ndaj Bylisit për t’iu larguar telasheve të fundit

Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme këtë javë përballë Bylisit, me tre pikë që e largojnë ekipin e drejtuar nga Oltijon Kërnaja nga zona e ftohtë dhe i japin mundësinë që të jetë pak më i qetë për të menduar për më lart.

bandicam 2025-12-03 18-05-44-389

Në një ndeshje pa shumë emocione, me pjesën e parë që nuk dhuroi asnjë gjuajtje në portë, Kërnaja e gjeti zgjidhjen duke aktivizuar Diego Kontreras, sulmuesin e ekipit B që luan në Kategorinë e Dytë.

Ashtu si ndaj Teutës ku ai nisi kthesën e Partizanit me dy gola, sot kolumbiani ishte në vendin e duhur në momentin e duhur, duke shtyrë sferën në rrjetë për të shënuar golin e fitores minimale, shumë të rëndësishme për ecurinë e të kuqve në këtë moment të sezonit.

PARTIZANI-BYLIS 1-0
72′ Kontreras

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit. 

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Hjumën i lë vendin në fushë Sembene te Partizani, ndërsa Sulovari merr vendin e Përgjonit te Bylisi.

85’ Mosmarrëveshje mes Bytyçit e Janjevës, sfera shkon te Malomo i cili gjuan në mënyrë krejtësisht të gabuar jashtë portës. (VIDEO)

84’ Një top që mbetet në zonë e të kuqve devijohet me kohë nga Mustafa, por jo me forcë sa për të shqetësuar Qirkon. (VIDEO)

80’ Toma i lë vendin në fushë Shanajt te Partizani.

78’ Abdullahi dhe Uallison hyjnë në fushë në vend të Adeduro dhe Peralta.

72’ GOOOL PARTIZANI! Një harkim i Markut nga e djathta gjen Hjumën i cili gjuan por sheh sferën të ndalet në traversë. Topi më pas shkon te Kontreras i cili gjuan dhe i jep avantazhin të kuqve. (VIDEO)

67’ Kote dhe Buxhelaj hyjnë në fushë ne vend të Dumbia dhe Isgandarli në radhët e Partizanit.

66’-68’ Momente kaosi teksa gjyqtari lejon që të vazhdojë aksioni me dy topa në fushë edhe pse me lojtarët e Bylisit të ndalur. Toma merr sferën dhe hyn në zonë, atje pengohet, por gjyqtari nuk jep penallti por sinjalizon për pozicion jashtë loje. Pritet VAR-i i cili konfirmon pozicionin jashtë loje (VIDEO)

65’ Mustafa përfiton nga gabimi i Markut dhe gjuan nga distanca, sfera devijohet dhe del jashtë portës. (VIDEO)

63’ Malomo harkon nga e djathta në zonë, Janjeva largon para portës me vështirësi.

62’ Harkime radhazi nga e djathta e sulmit të Partizanit, Vashu me grushtimet e tij largon sferën nga zona para se Kontreras të devijojë topin.

56’ Kontreras nga e majta shmang mbrojtësin dhe harkon në shtyllën e dytë, askush nuk devijon drejt portës.

55’ Kontreras shfaqet i vetëm para Vashu, kalon portierin e Bylisit por çon sferën mbi traversën e portës. (VIDEO)

53’ Partizani provon me harkime në zonë, por pa shumë sukses.

46’ Pjesa e dytë nis me Kontreras në vend të Bintsuka te Partizani dhe Malomo në vend të Kane te Bylisi.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45′ Jepen 4 minuta shtesë.

40’ Peralta ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Markut.

39’ Edhe Përgjoni provon nga distanca pas një topi të kthyer nga mbrojtja e Partizanit, sfera shkon larg portës. (VIDEO)

35’ Adeduro sheh hapësirë para tij dhe tenton nga distanca, me sferën që shkon jashtë ngjitur me shtyllën e portës së Qirkos. (VIDEO)

29’ Vashu në dalje për të grushtuar topin dëmton Kane, i cili ka nevojën e ndihmës nga stafi mjekësor. (VIDEO)

25’ Marku del mirë në të djathtën, harkon në zonë por aty Bruno në shtyllën e parë devijon në këndore. (VIDEO)

24’ Pasim në qendër për Bintsukën i cili ka hapësirë para, por nuk arrin të kontrollojë sferën.

12’-14’ Loja ndalet për pak minuta pasi Ismaili merr ndihmën e parë pasi goditet me takë në fytyrë pa dashje nga Peralta.

7’ Harkim interesant i Markut nga e djathta drejt qendrës, mbrojtja e Bylisit largon rrezikun.

5’ Në një goditje nga këndi nga e djathta e sulmit, sfera mbetet në zonë dhe Atanaskoski gjuan, por pa iu afruar portës së miqve.

3’ Harkim nga e majta e sulmit të Partizanit, Hjumën nuk kontrollon dot sferën në anën tjetër dhe del bashkë me topin jashtë në fundore.

1’ Nis dueli në “Arena e Demave”.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Hjumën, Bintsuka, Toma, Marku, Doumbia

TRAJNER: Oltijon Kërnaja

BYLIS: Vashu, De Souza, Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Mustafa, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni

TRAJNER: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL