VIDEO/ “Panenka” dhe pastaj e majta nga jashtë zonës që nuk e tradhton kurrë, Asani bën bomberin në Champions në Azi
Jasir Asani është kthyer të tundë rrjetën në Ligën e Kampioneve të Azisë, këtë herë në atë AFC Champions 2, që është turneu i dytë për nga rëndësia në kontinent.

Sulmuesi shqiptar i Esteghlal ka shënuar që në startin e sfidës së kthimit në transfertë ndaj Al Husein të Jordanisë, duke i dhënë përkohësisht avantazhin ekipit të tij me një penallti.
Ai u ngarkua të ekzekutonte penalltinë që në minutën e 10 të sfidës dhe nuk zhgënjeu, duke transformuar me një “Panenka”, për të mashtruar portierin, ndërsa e festoi golin me një festim si Ronaldo.
SHIH VIDEON
Në startin e pjesës së dytë, sulmuesi tregoi edhe specialitetin e tij, të majtën nga jashtë zonës, duke shënuar golin që ktheu ekipin e tij përsëri në avantazh me shifrat 2-1.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













