Postuar: Korrik 28, 2025 | 14:20
VIDEO/ Opsion te Partizani! Ishte pjesë e Interit të Ronaldos dhe Zanetit, trajneri rikujton golin me roveshatë në Europë
Françesko Moriero është një nga opsionet që konsiderohet për stolin e Partizanit deri tani, bashkë me Mladen Milinkoviç dhe Mario Cvitanoviç.

Trajneri italian është bërë nostalgjik duke u rikthyer shumë vite përpara. Në shtatorin e vitit 1997, Interi luante në transfertën e Xamax.
Sfida ishte e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës. Ndeshja e kthimit u zhbllokua pikërisht nga Françesko Moriero.
Asokohe ish-trajneri i Laçit shënonte me roveshatë në minutën e 26-të. Një gol akrobatik që udhëhoqi skuadrën drejt fitores. Moriero luante titullar në një skuadër me yje si Zaneti, Ronaldo dhe Simeone.
Goli i Morieros: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













