VIDEO/ Nuk ka “paqe” në Vlorë, sherr mes skuadrave pas ndeshjes mes Flamurtarit dhe Elbasanit. Ndërhyn edhe policia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 20:25

VIDEO/ Nuk ka “paqe” në Vlorë, sherr mes skuadrave pas ndeshjes mes Flamurtarit dhe Elbasanit. Ndërhyn edhe policia

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Elbasanit është mbyllur me shifrat 2-1 për skuadrën mike, por nuk ka përfunduar në fushë.

Screenshot 2026-03-14 202307

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, ka pasur momente tensioni që kanë përshkallëzuar në një sherr të mirëfilltë në tunelin e dhomave të zhveshjeve.

Lojtarët dhe stafet e dy skuadrave kanë pasur përplasje me njëra-tjetrën dhe është dashur edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të shmangur që situata të bëhej edhe më problematike.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL