VIDEO/ Një i kuq dhe tre gola në pjesën e parë e bëjnë formalitet, Elbasani mund Dinamon e sajuar dhe mban gjallë shpresat për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2026 | 0:07

VIDEO/ Një i kuq dhe tre gola në pjesën e parë e bëjnë formalitet, Elbasani mund Dinamon e sajuar dhe mban gjallë shpresat për titullin

Elbasani ka mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion duke mposhtur në javën e dytë të “Final 4” me shifrat 3-0 Dinamon e cila kishte dalë jashtë garës për titullin.

FOTO: LSA

FOTO: LSA

Blutë për më tepër vinin të sajuar mes mungesave të shumta, me një mbrojtje e mesfushë të improvizuar. Ndaj Elbasani nisi të diktonte ritmin dhe e pat më të thjeshtë pasi gjyqtari Hamiti i tregoi të kuqin Gudiabit falë ndihmës së VAR-it.

Nga aty, pjesa e parë foli plotësisht për Elbasanin që shënoi 3 herë dhe vendosi në kasafortë fatin e takimit.

Pjesa e dytë ishte më shumë menaxhim minutash nga të dy skuadrat dhe kësisoj, verdheblutë morën tre pikët që i duheshin për të shkuar në ndeshjen e fundit me shanse për të fituar titullin kampon.

ELBASANI-DINAMO 3-0
25′, 27′ Tsague, 38′ Diallo

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Elbasanit.

90’+1’ Aliji tenton me një goditje dënimi ballore, sfera kalon pak mbi traversën e portës së Janaçek. (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Zbritje në të majtën e Elbasanit, në fund është K. Kasa ai i cili gjuan por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së Teqjes. (VIDEO)

85’ Belloj merr vendin e Manellarit në radhët e Elbasanit.

82’ Top në thellësi për Malomon, sulmuesi nuk shmang dot Janaçek i cili e ndal para se të tentonte portën. (VIDEO)

80’ Vila i lë vendin në fushë Metajt në radhët e Dinamos.

79’ Azemoviç dhe Loukili hyjnë në fushë për K. Kasën dhe Ibrahimin në radhët e Elbasanit.

78’ Loukili nga e majta pason për Boriçin i cili gjuan, por shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

77’ Bunjaku nga e djathta nis një top në qendër ku Ismaili i vëmendshëm bllokon gjithçka.

76’ Vila nga e majta provon të gjejë portën, Azemoviç devijon në këndore.

71’ Loukili gjuan nga jashtë zonës, Teqja kontrollon në pozicion. (VIDEO)

69’ Qardaku ka probleme dhe nuk mund të vazhdojë më, duke i bërë vend Xhejms në radhët e Bluve.

68’ Bunjaku dhe Boriçi hyjnë në fushë në vend të Tsague dhe Abas në radhët e Elbasanit.

61’ Aliji pason në qendër nga e majta, Malomo gjuan mbi traversën e portës verdheblu.

60’ Qefalija nis një top në qendër për Vilën i cili nuk kontrollon dhe gjuan në kohë.

59’ Aliji ndëshkohet me të verdhë për protesta.

53’ Musta nga e majta nis top në zonë ku Lajthia vonohet dhe nuk gjuan, edhe pse pak hapa larg portës.

50’ Gjuajtje radhazi në kufijtë e zonës nga lojtarët e Dinamos, sfera bllokohet nga mbrojtja.

48’ Abas ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Vilës.

46’ Qefalija, Beqja dhe Koma hyjnë në fushë në vend të B. Berisha, Guindo dhe Meksit në radhët e Dinamos në startin e pjesës së dytë.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 3-0 në favor të Elbasanit.

45’+1’ Tsague niset në kundërsulm dhe gjuan nga e djathta, por gjen përgjigjen e Teqjes. Sfera më pas shkon te Lajthia i cili gjuan e sheh sferën të devijohet jashtë.  (VIDEO)

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

38’ GOOOL ELBASANI! Një pasim nga e majta gjen Loukilin i cili pason në qendër. Teqja grushton por nuk largon dhe Diallo përfiton për të çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

38’ Guindo ndëshkohet me të verdhë për protesta.

33’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Diallo i cili gjuan fluturimthi por nuk gjen portën e Teqjes. (VIDEO)

32’ Azemoviç ndëshkohet me te verdhë.

31’ Diallo nga e djathta harkon në zonë, Lajthia nuk ia del të gjuajë me kokë drejt portës së bluve. (VIDEO)

27’ GOOOL ELBASANI! Meksi gabon në qendër të zonës dhe i jep topin Tsague i cili nuk gabon duke shënuar edhe golin e dytë. (VIDEO)

25’ GOOOL ELBASANI! Harkim perfekt i Loukilit nga e djathta, Tsague nuk e ka të vështirë të shënojë golin e parë. (VIDEO)

20’-23′ Gudiabi ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Manellarit. Më pas Hamiti shkon të shohë pamjet në VAR dhe i tregon të kuqin futbollistit të Dinamos. (VIDEO) (VIDEO)

18’ Prej disa minutash është Dinamo që ka një kontroll më të mirë të topit, duke lëvizur sferën.

12’ Loukili hyn në zonë nga e majta, pason në qendër ku gjen përgjigjen e Teqjes. Më pas sfera shkon te Lajthia i cili gjuan jashtë.

9’ Një harkim nga e djathta gjen Tsague i cili gjuan me kokë, por Teqja përgjigjet në mënyrë perfekte. (VIDEO)

8’ Loukili provon nga e majta me të djathtën e tij, topi shkon në duart e Teqjes.

4’ Qardaku tenton nga jashtë zonës, goditja e tij është shumë e gabuar dhe shkon larg portës.

3’ Guindo rrotullohet në zonë dhe gjuan por shumë lehtë pa shqetësuar Janaçek.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janaçek, A. Kasa, Azemoviç, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Diallo, Lajthia, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

DINAMO: Teqja, Aliji, Meksi, Ismaili, Gudiabi, Qardaku, Nani, Vila, Malomo, B. Berisha, Guindo.
Trajner: Glen Daja

PANORAMASPORT.AL