Postuar: Janar 10, 2025 | 16:28
VIDEO/ Nevil Dede feston 50-vjetorin me fitore ndaj Dinamos, lojtarët e lagin me… shampanjë
10 janari mbetet një ditë tepër speciale për trajnerin Nevil Dede, i cili e festoi 50-vjetorin e lindjes në mënyrën më të mirë të mundshme, ku skuadra e tij i bëri dhuratë një fitore të artë ndaj Dinamos, me rezultatin 2 me 1.

Ndërkohë gjatë prononcimit pas ndeshjes për “RTSH Sport”, futbollistët e Bylisit, i rezervuan një tjetër surprizë, duke e lagur me shampanjë, teksa ai po jepte opinionin e tij.
PËR MË TEPËR SHIKONI: VIDEON
PANORAMASPORT.AL













