VIDEO/ Ndeshje me emocione në fund, Egnatia mposht Partizanin me 10 lojtarë mes drithërimash
Egnatia vijon ngjitjen në kampionat, teksa me fitoren e sotme me shifrat 2-1 ndaj Partizanit, ka marrë përkohësisht kreun e renditjes.

Skuadra rrogozhinase ka dominuar ndeshjen përballë Partizanit të orientuar tërësisht drejt mbrojtjes derisa pësoi golin e parë. Më pas të kuqtë tentuan të dilnin pak më shumë para Dajsinanit, duke u ndalur nga ky i fundit.
Për të bërë ndeshjen më interesante u desh një karton i kuq i dhënë me VAR për Xhemajlin, i cili la vendasit me një futbollist më pak. Partizani u hodh në sulm me shumë forca, por ishte Egnatia që shënoi përsëri me Ndrecën.
Pa rifilluar mirë ndeshja, të kuqtë gjetën më në fund golin duke bërë minutat shtesë drithëruese. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi më deri në vërshëllimën përfundimtare e kësisoj, ishin rrogozhinasit që morën pikët e plota.
EGNATIA-PARTIZANI 2-1
40′ Buriç, 90′ Ndreca / 90’+2′ Kazim
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Egnatias.
90’+7’ Kola harkon nga e djathta, Dajsinani del dhe mbërthen sferën.
90’+5’ Kola ndëshkohet me karton të verdhë.
90’+2’ GOOOL PARTIZANI! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Kazim i cili gjen rrjetën dhe shkurton diferencën. (VIDEO)
90’ Jepen 7 minuta shtesë.
90’ GOOOL EGNATIA! Bakajoko jep një pasim perfekt për Ndrecën i cili del i vetëm para portës dhe mposht Qirkon. (VIDEO)
90’ Fernando i lë vendin Alijev në radhët e Egnatias.
88’ Hjumën ndëshkohet me karton të verdhë.
87’ Gjuajtje e fortë e Hjumën, Dajsinani grushton dhe largon sferën në këndore. (VIDEO)
86’ Tetova hedh menjëherë në fushë Sotën në vend të Grudës, ndërsa Kërnaja nxjerr Janjevën për t’i bërë vend Kazim.
81’-84′ Pas një goditje standarde të Partizanit, Sembene nuk gjen portën ndërsa pas rrëzimit në tokë goditet në kokë nga Xhemajli. Të kuqtë protestojnë por gjyqtari nuk sheh ndonjë shkelje nga mbrojtësi i Egnatias. Ai ftohet nga VAR të shohë pamjet dhe vetëm më pas i tregon kartonin e kuq Xhemajlit. (VIDEO) (VIDEO)
78’ Hjumën harkon nga e djathta në shtyllën e dytë për Kontreras i cili devijon me kokë, por pa arritur të kthejë sferën drejt portës.
75’ Ndreca shfaqet mirë në të majtën, harkon për Bakajoko i cili gjuan me kokë, duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)
74’ Tjetër aksion me Kontreras i cili nga e majta vë në provë Dajsinanin dhe përsëri sulmuesi peshkohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
70’ Kontreas merr pasim nga Hjumën dhe gjuan duke gjetur përgjigjen e Dajsinanit. Sulmuesi ishte në pozicion jashtë lojë dhe aksioni bëhet i pavlefshëm. (VIDEO)
66’ Te Partizani janë Bintsuka, Kontreras dhe Kola të cilët hyjnë në fushë në vend të Tomës, Isgandarli dhe Markut, me këtë të fundit të dëmtuar.
66’ Në lojë Bakajoko dhe Selmani në vend të Buriç dhe Albanezes në radhët e Egnatias.
60’ Buriç gjen hapësirën për të gjuajtur, por këtë radhë goditja e tij ndalet nga Qirko i cili grushton në goditje këndi. (VIDEO)
58’ Harkim i Albaneze nga e majta, sfera shkon direkt në duart e Qirkos.
54’ Marku është ai i cili gjuan nga distanca, sfera shkon në duart e Dajsinanit të vëmendshëm. (VIDEO)
49’ Albaneze provon përsëri me një gjuajtje nga e djathta, pa gjetur portën e Qirkos. (VIDEO)
47’ Albaneze shfaqet në anën tjetër me një gjuajtje që devijohet dhe shkon lehtë në duart e Qirkos.
46’ Top në thellësi për Isgandarli, Dajsinani del dhe mbërthen sferën.
46’ Pjesa e dytë nis me Malajn në vend të Mehmetit në radhët e Partizanit.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Egnatias.
45’+2’ Xhemajli del në ndihmë të sulmit dhe lëshon një gjuajtje të fortë në shtyllën e parë nga e djathta, me sferën e cila përfundon jashtë. (VIDEO)
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
45’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Marku provon nga distanca, me shënjestrën e gabuar.
42’ Gruda ka një mundësi të shkëlqyer për të dyfishuar shpejt shifrat, por Qirko i vëmendshëm devijon topin në këndore. (VIDEO)
40’ GOOOL EGNATIA! Pas një harkimi te Aleksit, Buriç godet me kokë në mënyrë perfekte dhe mposht Qirkon. (VIDEO)
35’ Hjumën bllokohet në gjuajtjen e tij dhe më pas vjen Atanaskoski i cili gjuan pa gjetur portën vendase. (VIDEO)
31’ Kryeziu harkon në zonë, Buriç lë topin të kalojë por askush nga shokët e skuadrës pas tij nuk përfiton për të devijuar drejt portës dhe sfera shkon në fundore.
26’ Protesta të të kuqve kur Toma rrëzohet në zonë pas një kontakti me Poçin, gjyqtari pret disa çaste edhe sinjalizimin e VAR-it e në fund lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
24’ Pas një goditje këndi, Poçi gjuan me kokë pa gjetur portën e Qirkos. (VIDEO)
19’ Situatë e rrezikshme në anën tjetër ku pas një insistimi të Tomës, sfera shkon te Atanskoski. Gjuajtja e mbrojtësit është e fortë, por shkon direkt në duart e Dajsinanit. (VIDEO)
18’ Albanese shmang mbrojtësin në krahun e tij dhe harkon në shtyllën e parë, pa gjetur askënd nga shokët e skuadrës.
17’ Toma hyn në zonë dhe gjuan pas një rrotullimi të shpejtë, sfera bllokohet nga mbrojtësit e Egnatias.
12’ Top në thellësi për Grudën, Sembene e bllokon mirë dhe në fund pëson faull nga sulmuesi.
9’ Aksion me shumë pasime i Egnatias, topi harkohet nga e majta nga Fernando, por përfundon direkt në duart e Qirkos.
7’ Egnatia ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, topi i Fernandos largohet nga mbrojtja me Hjumën i cili niset në kundërsulm, por nuk ia del në fund të kalojë mbrojtësit vendas. (VIDEO)
2’ Menjëherë rrezikshëm vendasit me një pasim të Grudës nga e djathta që nuk arrihet nga Ndreca në shtyllën e dytë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Rrogozhinë.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Potsi, Aleksi, Fernando, Albaneze, Ndreca, Xhemajli, Kryeziu, Buriç, Fangaj
TRAJNER: Edlir Tetova
PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Sembene, Bytyçi, Marku, Ismaili, Hjumen, Mehmeti, Isgandarli, Toma
TRAJNER: Oltijon Kërnaja
PANORAMASPORT.AL













