VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 6 gola dhe karton të kuq në Rrogozhinë! Egnatia triumfon ndaj Teutës dhe shkon në -2 nga Vllaznia kryesuese
Egnatia ka mposhtur Teutën me rezultatin e thellë 4-2 në stadiumin “Arena Egnatia”. Ky takim mbylli fazën e tretë të Superiores për të dyja ekipet.
Goli i parë erdhi nga miqtë me Zhongo ndërsa baraspesha u vendos nga Albaneze i cili tundi rrjetën e Selmanit pas një gabimi të këtij të fundit. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Adjesa përmbysi gjithçka duke shkuar kështu të lumtur në pushimin e ndeshjes.
Në fillimin e pjesës së dytë, Maçolli riktheu baraspeshën nga 11 metra. Por vendasit nuk u dorëzuan dhe tundën rrjetën me Buriç. Më pas miqtë u shtangën kur Kotobelli u ndëshkua me karton të kuq pasi nervat e tradhëtuan dhe gjithçka u vulos me penalltinë e Fernandos në të 93-ën.
Me këtë fitore Egnatia shkon në kuotën e 49 pikëve, 2 më pak se Vllaznia kryesuese ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6-të me 34 pikë.
EGNATIA 4-2 TEUTA
39′ Albaneze, 45’+3′ Adjesa, 78′ Buriç, 90’+3′ Fernando (P)/ 25′ Zhongo, 53′ Maçolli (P)
NGJARJET KRYESORE
90’+6′ Fiton Egnatia!
90’+3′ GOOOL EGNATIA 4-2/ Nuk gabon para Selmanit, Fernando realizon golin e katërt për vendasit. (VIDEO)
90’+2′ Fernando fiton penallti për Egnatian. (VIDEO)
90’+1′ Poçi ndëshkohet me karton të verdhë
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
83′ Dobi bën dy ndryshime. Largohen Votlai me Arifin, futen në lojë Jazxhi dhe Silva.
79′ Kotobelli ndëshkohet me karton të kuq dhe lë Teutën me 10 lojtarë. (VIDEO)
78′ GOOOL EGNATIA 3-2/ Buriç godet me kokë topin dhe tund rrjetën e Selmanit. (VIDEO)
77′ Dobi largon Jurgens dhe aktivizon Gonçales.
76′ Mbyllet ndeshja për Kryeziun, Fangaj dhe Albaneze, Tetova iu beson Bakajokos, Haime dhe Xheferson.
74′ Fernando i nxjerr një top të mirë Ruçit, ky i fundit nuk arrin të shënjestrojë si duhet. (VIDEO)
71′ Votlai gabon me ndërhyrjen nga kapitenit Fangaj dhe Doda i nxjerr direkt të verdhin.
68′ Arifi del me një top përpara, por Dajsinani arrin të kontrollojë gjithçka.
66′ Largohen Adjesa dhe De Oliviera, aktiviziohen Buriç dhe Jahaja.
64′ Egnatia fiton një goditje të lirë, Ruçi gabon totalisht. (VIDEO) (VIDEO)
61′ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Adjesës, Zhongo ndëshkohet me karton të verdhë.
60′ Largohet Ismajli, ka minuta për Boçin.
59′ Fernando kroson në zonë, Votlai largon topin. (VIDEO)
53′ GOOOL 2-2/ Maçolli nuk gabon para portës së Dajsinanit, përfiton nga mundësia e artë dhe rikthen baraspeshën. (VIDEO)
49′-52′ Teuta pretendon penallti, Doda shkon në VAR për të verifikuar gjithccka. Akordon penallti dhe ndëshkon me karton të verdhë Xhemajlin pas tërheqjes ndaj Votlai. (VIDEO)
46′ Pjesa e dytë nis pa ndryshime.
45’+4′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Egnatias.
45’+3′ GOOOL EGNATIA 2-1/ Fangaj i nxjerr një top të mirë Adjesës, ky i fundit nuk fal dhe përmbys gjithçka. (VIDEO)
45’+2′ Xhemajli i bën “dhuratë”, Maçolli nuk arrin ta shfrytëzojë si duhet. (VIDEO)
45’+1′ Ismajli dhe Kryeziu ndëshkohen me karton të verdhë, për shkak të ndërhyrjes së gabuar dhe protestave.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
44′ Daci shpërdoron mundësinë e artë para portës, kishte mundësinë për të kaluar në avantazh të tijtë. (VIDEO)
39′ GOOOL EGNATIA 1-1/ Gabim fatal nga Selmani, i shpëton topi nga duart dhe barazohen shifrat. (VIDEO)
35′ Vendasit kanë një mundësi të mirë për gol afër portës së Dajsinanit, por nuk arrijnë të finalizojnë edhe pse pozicioni duket jashtë loje. (VIDEO)
32′ Poçi e ndal me faull Arifin, ky i fundit fiton një goditje dënimi.
25′ GOOOL TEUTA 0-1/ Pas një harkimi nga këndorja, Zhongo përfiton nga rrëmuja në zonë dhe tund rrjetën e Dajsinanit për të zhbllokuar shifrat. (VIDEO)
17′ Ismajli harkon drejt zonës, Dajsinani del jashtë zonës së rehatisë dhe arrin ta kapë topin. (VIDEO)
15′ Harkim i rrezikshëm nga Toli, askush nuk e devijon topin i cili në fund përfundon jashtë. (VIDEO)
13′ Fernando driblon Votlain, por lojtarët e Teutës shkatërrojnë edhe njëherë aksionin e vendasve. (VIDEO)
12′ Teuta nis një kundërsulm, por pozicioni jashtë loje i prish planet.
9′ Ndeshje me ritëm të lartë, skuadrat në kërkim të golit.
6′ Jurgens harkon nga këndorja, topi shkon drejt e në duart e Dajsinanit. (VIDEO)
3′ Jurgens kërkon Ismajlin, por gabon me topin duke e dërguar jashtë.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani; Alijev, Xhemajli, Poçi, Fangaj, Ruçi, Fernando, Kryeziu, Albanese, Adjesa, Rodrigez
Trajner: Edlir Tetova
Teuta: Selmani, Zhongo, Maçolli, Daci, Jurgens, Kotobelli, Përgjoni, Ismajli, Arifi, Toli, Votlai
Trajner: Enkelejd Dobi
PANORAMASPORT.AL













