VIDEO/ Moviola e Partizani-Vora, goli në fund “ndez” polemikat në dy kampet
Partizani – Vora solli momente mjaft të diskutueshme në dy ekstremet e ndeshjes, në 45-tën rasti i penalltisë dhe në të 90- tën rasti i golit të Vorës, ku vendimtar u bë Klodian Shahini që kryesonte dhomën VAR. Po kështu pati dhe dy momente tjera ndihmëse për gjyqtarët nga sistemi VAR, siç ishte rasti i minutës së tretë për një pretendim penalltie në favor të Vorës dhe ai i minutës së 14- të kur Isgandarli, konsiderohet në pozicion jashtë loje.

Më tej, gjyqtari Albert Doda dhe dy ndihmësit e tij, Mario Shazivari dhe Delin Kasa, kanë qenë të saktë dhe marrin notën më të mirë për gjykimin e tyre korrekt e pa anshmëri. I analizojmë këto momente një e nga një.
3′- Martinez – Kasalla vihen në dyluftim për kapjen e tij e Kasalla rrëzohet në tokë, ku kërkohet penallti nga vorakët, madje edhe trajneri Bellaj kërkon një gjë të tillë tek i katërti Daniel Vrapi që të rishikohet nga Var, por sistemi VAR i jep të drejtë Dodës, duke vazhduar lojën. Edhe nga pamjet duket qartë që nuk ishte faull nga mbbrojtësi Partizanit. (VIDEO)
14′ – Kombinimi i bukur MehmetiIsgandarli përfundon me gjuajtjen e këtij të fundit, jashtë, por më parë pozicioni tij ishte jashtë loje, pamjet e përsëritura i japin të drejtë anësorit Mario Shazivari, për flamurin e ngritur për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
45′- Penallti për Partizanin. Ishte një moment që kërkonte diskutim dhe ndihmë nga sistemi VAR, por pa prezencën e Dodajt tek monitori i fushës, pasi çdo gjë ju sqarua në kufje e aq më shumë kryesori ishte shumë pranë vendit. Bardhi pati një përplasje me kurriz, duke rrëzuar Isgandarlin dhe asnjë dyshim për Dodën. Vendimi ishte i rregullt. (VIDEO)
90′- Goli Vorës solli diskutime për pozicionin e Bajramajt në nisje të topit, por falë teknologjisë u bë gjithçka e qartë, se pozicioni tij ishte shumë i rregullt, duke e konsideruar gol të saktë. Edhe në këtë moment Doda është sinjalizuar nga VAR për një gol të rregullt, nëpërmjet kufjeve, pa përdorur monitorin. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













