VIDEO/ Moviola e Bylis-Vllaznia, VAR-i dhe gjyqtari kryesor bëhen protagonistë në Ballsh duke gabuar
Ndeshja mes Bylisit dhe Vllaznisë në “Adush Muçaj” u karakterizua nga tensioni, polemikat dhe tre ndërhyrje vendimtare të sistemit VAR, që ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.

Nga goli i anuluar i Jagos në minutat e para, te penalltia e kthyer mw pas për vendasit, dhe deri te rrëzimi i golit të vonë të Bylisit, teknologjia mori rolin kryesor në një sfidë ku emocionet dhe protestat nuk munguan për asnjë çast.
MINUTA E 6-të: Aksion i bukur i Vllaznisë, zbret me Malën që pason për Salën. Ky i fundit pason për Jagon që shënon, por edhe pse Vllaznia feston dhe topi shkon në qendër, ndërhyn VAR. Pas minutave, goli anulohet, pas inga pamjet duket që Balaj është në pozicion të parregullt. Rezultati mbetet 0-0. (VIDEO) + (VIDEO)
MINUTA E 61-të: Koxhi me topin në zotërim, në hyrje të zonës pengohet me dorë nga Gurishta, rrëzohet dhe ka penallti thotë gjyqtari, që më pas thërritet nga VAR e sheh vetë momentin dhe e anulon. Rezultati nuk ndryshon, 0-0 sfida në Ballsh! Vendasit proetstojnë për këtë vendim që sipas tyre është i padrejtë. Në fakt penalltia është dhe gjyqtari gabon. (VIDEO)
MINUTA E 90+3: Bylisi në një kundërzbritje, Bruno thyen aksionin dhe nis një top të gjatë, përfiton Abdullahi një asist perfekt që niset drejt portës dhe në pozicion diagonal gjuan dhe shënon. Gjyqtari jep gol, por ndërhyn sërish VAR dhe anullon golin. Ka protesta nga vendasit, pasi nuk pajtohen me këtë vendim, pasi gjyqtari ka lënë avantazhin. Goli anulohet. Protesta nga të dyja tribunat e “Adush Muçajt”, që akuzojnë gjyqtarin kryesor për vendimin e padrejtë. Vendimi i VAR-it është i drejtë. Ka faull më parë se të shënohet goli. (VIDEO) + (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













