VIDEO/ Mitaj protagonist në Champions, “hipnotizon” kundërshtarin që shkakton autogol! Feston edhe Regi Lushkja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2026 | 21:50

VIDEO/ Mitaj protagonist në Champions, “hipnotizon” kundërshtarin që shkakton autogol! Feston edhe Regi Lushkja

Ylli i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, u shndërrua në protagonist me skuadrën e Al Itihad, në triumfin 1 me 4 të arritur në Champion Ligën e Azisë, përballë Al Sad.

MITAJ

Mitaj u aktivizua titullar, teksa në minutën e 33-të, një harkim perfekt i shqiptarit, duket se “hipnotizoi” mbrojtësin kundërshtar Pedro Miguel, i cili shkaktoi autogol, duke e dërguar topin në portën e tij.

Pas këtij suksesi skuadra e Al Itihad, siguroi kualifikimin për në raundin tjetër.

Mbrëmje festive edhe për Traktorin e Regi Lushkjas, që mposhti me rezultatin 0-2 skuadrën nga Katari Al-Gharafa. Edhe ekipi i mesfushorit kavajas, arrin të kualifikohet në raundin pasardhës, teksa siguroi 17 pikë në 8 duelet e Championsit, 2 më shumë se ekipi i Mitajt.

Për sa i përket Regi Lushkjas, ai u aktivizua titullar, ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 61-të, kur rezultati ishte 0-1.

PANORAMASPORT.AL