VIDEO/ Miqësore me 6 gola, Laçi dhe Kukësi masin forcat për… Kategorinë e Parë
Barazim me plot 6 gola mes Laçi dhe Kukësit paraditen e sotme. Dy skuadra që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, zhvilluan një test miqësor në stadiumin e qytetit të Laçit, i cili u mbyll me rezultatin 3 me 3.

Kurbinasit kaluan të parët në avantazh të dyfishtë falë dopietës së talentit Ledjo Tresa, ndërkohë që Pecani ngushoi shifrat, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2 me 1.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë. Fillimisht ishte sulmuesi i Kukësit, Fadiga Badije, i cili shënoi duke vendosur baraspeshën në 2 me 2.
Më pas ishte radha e futbollistëve Cise te Laçi dhe Cherif te Kukësi, për të gjetur rrugën e rrjetës duke bërë që kjo miqësore të mbyllej në barazim 3 me 3.
LAÇI-KUKËSI 3-3
Tresa (2), Cise / Pecani, Badije, Cherif
GOLAT E KUKËSIT: VIDEO + VIDEO + VIDEO
PANORAMASPORT.AL













