VIDEO/ Kualifikim i çmendur i Partizanit, “demat” eliminojnë me 10 lojtarë Laçin nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2025 | 0:07

VIDEO/ Kualifikim i çmendur i Partizanit, “demat” eliminojnë me 10 lojtarë Laçin nga Kupa

Partizani ka eliminuar Laçin nga Kupa e Shqipërisë, pasi e ka mposhtur me rezultatin 2-1. Një kualifikim i çmendur për të kuqtë në “Arena e Demave”, pasi nga minuta e 40-të ishin me 10 lojtarë. Kujtojmë se takimi i parë në Laç ishte mbyllur në barazim pa gola. 

bandicam 2025-02-25 18-52-28-049

Sembene mori dy kartonë të verdhë duke lënë kryeqytetasit në inferioritet numerik. Më parë ishte Padstrelau që kishte shënuar golin e avantazhit për Partizanin.

Pjesa e dytë foli për Laçin, që gjeti golin e barazimit me Bibo në minutën e 56-të. Për t’i dhënë fitoren e parë në rikthim Abilaliajt si trajner, mendoi Keko.

Sulmuesi i Partizani u fut nga stoli dhe realizoi në minutën e 89-të. Tashmë “demat” presin të njohin kundërshtarin në gjysmëfinale.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

PARTIZANI 2-1 LAÇI

17′ Padstrelau, 89′ Keko – 56′ Bibo

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet ndeshja me kualifikimin e Partizanit në gjysmëfinale.

90+3′ Preka humbet rastin e artë për të mbyllur takimin. (VIDEO)

90+1′ Traore merr vendin e Kurtit te Laçi.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ GOOOL! Partizani 2-1 Laçi/ Keko shfrytëzon asistin e Kotes dhe dërgon në festë “demat”. Festë e çmendur, ndërsa Keko merr karton të verdhë për heqjen e fanellës. (VIDEO)

86′ Faull i shkaktuar nga Kote në pozicion të favorshëm për miqtë. Nuk shfrytëzohet si duhet nga Laçi, që po tenton me ngulm përmbysjen. (VIDEO)

80′ “Demat” dalin para, por pa fantazi. Laçi i avantazhuar nga superioriteti numerik, vazhdon të qarkullojë topin.

76′ Qirko shpëton Partizanin nga goli i dytë. Ndal gjuajtjen e Tresës që po shkonte drejt rrjetës. (VIDEO)

71′ Përfundon jashtë goditja e Kristian, pas harkimit të Melos nga këndorja.

70′ Largohet Gudjufi dhe aktivizohet Kote te Partizani.

67′ Karton i verdhë për trajnerin Abilaliaj.

66′ Miqtë të gjithë në sulm. Vuan Partizani në këto minuta.

63′ Melo i shkon pranë golit të përmbysjes. Sfida vijon në barazim. (VIDEO)

60′ Largohet Bintsuka dhe aktivizohet Keko, po ashtu Shanaj i lë vendin Ismailit te Partizani.

59′ Melo provon të realizojë golin e përmbysjes. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

59′ Domgjoni ndëshkohet me karton të verdhë pas veprimit ndaj portierit Molla. (VIDEO)

56′ GOOOL! Partizani 1-1 Laçi/ Bibo me supergol vendos baraspeshën. Qirko nuk ia del të ndalë topin e goditur nga jashtë zone. (VIDEO)

52′ Karton i verdhë për Shanajn, që ndal me faull Melon.

51′ Goditja e Gudjufit devijohet nga Lleshi. Rast i mirë për vendasit. (VIDEO)

47′ Qirko pret pa problem goditjen e Melos me kokë.

46′ Gudjufi gjen rrjetën e jashtme pasi provon i vetëm të finalizojë gjithçka në krahun e majtë. (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis me ndryshim te Partizani. Largohet Hoxha dhe aktivizohet Qirko.

45+5′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Partizanin. 

45+1′ Karton i verdhë për Lleshin te Laçi, pasi shkakton faull ndaj Bintsukës.

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

42′ Taipi i lë vendin Bytyçit te Partizani.

38′-41′ Sembene merr kartonin e dytë të verdhë. Rrjedhimisht largohet me karton të kuq. Partizani mbetet me 10 lojtarë. (VIDEO)

38′ Bintsuka i bëhet pengesë Taipit, i cili mori një pasim nga Gudjufi.

37′ Laçi qarkullon topin në mesfushën e Partizanit. Pasimi i fundit nuk konkretizohet dhe është portieri Hoxha që kontrollon gjithçka.

32′ Tjetër këndore e fituar nga Laçi, që është e pesta. Melo harkon, por mbrojtja e vendasve tregohet e vëmendshme dhe largon rrezikun.

29′ Bibo godet nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë, ndërsa kapiteni Hoxha nuk kursen kritikat për shokët e skuadrës. (VIDEO)

27′ Partizani vazhdon të kërkojë golin e dytë. Këtë herë gjuajtja e Bintsukës përfundon larg kuadratit të kurbinasve.

22′ Taipi provon nga jashtë zone. Portieri Molla kontrollon pa problem.

17′ GOOOL! Partizani 1-0 Laçi/ Padstrelau kalon në avantazh “demat”. Sulmuesi i afruar në verë, përfiton nga topi i mbetur në zonë pas goditjes së Bintsukës, dhe dërgon topin e rrjetë. (VIDEO)

14′ Tresa nuk godet si duhet dhe topi rifillon nga Hoxha. Më parë topi i gjuajtur nga Melo u devijua nga Sembene. (VIDEO)

13′ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Bullarit.

12′ Alban Hoxha ndalon Tresën i cili po i drejtohet zonës. Dalje e mirë për kurbinasit.

12′ Atanaskoski provon nga distanca duke tentuar surprizën. Sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

9′ Tjetër devijim i rrezikshëm në zonën e Partizanit. Fillimisht Preka dhe më pas Hoxha, ndërsa topi përfundon në këndore. (VIDEO)

5′ Laçi fiton goditjen e parë nga këndi. Goditja e kurbinasve u devijua, ndërsa u pretendua dhe për prekje me dorë. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në “Arena e Demave”.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Hoxha, Preka, Sembene, Domgjoni, Atanaskoski, Mehmeti, Shanaj, Taipi, Gudjufi, Padstrelau, Bintsuka.

Trajner: Arbër Abilaliaj

Laçi: Molla, Kurti, Opeh, Lima, Mjaki, Lleshi, Bibo, Manellari, Tresa, Melo, Bullari.

Trajner: Françesko Moriero

WhatsApp Image 2025-02-25 at 18.13.56

PANORAMASPORT.AL