Postuar: Korrik 19, 2025 | 20:57
VIDEO/ Kryevepra me goditje dënimi shmang humbjen e Elbasanit në miqësore, verdheblutë ndalen nga Pogradeci mes tensionit
Elbasani dhe Pogradeci kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore ne “Elbasan Arena”, të mbyllur me shifrat 2-2.

Skuadra e Superiores dominoi takimin në pjesën e parë, duke shpërdoruar disa raste të mira derisa gjeti golin me anë të Loukilit. Por “liqenorët” me dy kundërsulme të shpejta në pjesën e dytë përmbysën plotësisht rezultatin, duke treguar se edhe ata kanë pretendime në këtë sezon në Kategorinë e Parë me synime për elitën.
U desh një gol i shkëlqyer me goditje dënimi nga Diallo, që Elbasani të barazonte rezultatin 2-2 para fundit të ndeshjes, që pastaj u mbyll me grushte dhe dhunë pas vërshëllimës përfundimtare.
GOLAT: 1-0 (VIDEO), 1-1 (VIDEO), 1-2 (VIDEO), 2-2 (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













