VIDEO/ Interi rival i fortë për Vllazninë e vajzave, zikaltrit e vulosin kualifikimin europian që në Milano

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2025 | 19:52

VIDEO/ Interi rival i fortë për Vllazninë e vajzave, zikaltrit e vulosin kualifikimin europian që në Milano

Vllaznia e vajzave është mposhtur nga Interi me rezultatin 7-0. Sfida e parë e vlefshme për fazën finale të kualifikueseve të “Europa Cup” u luajt në Milano.

bandicam 2025-10-08 19-46-22-930

Zikaltrit kanë mbyllur llogaritë e kualifikimit që në shtëpi. Katër gola u shënuan që në pjesën e parë. Fillimisht ishte autogoli i Bajraktarit, më pas dopieta e Ulaert dhe goli i Detrujer vulosën rezultatin 4 me 0 në fraksionin e parë.

Në të dytën erdhën golat e Bugejas dhe dopieta e Polit. Sfida e kthimit mes dy skuadrave do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja është programuar më 15 tetor prej orës 18:00.

Golat e ndeshjes: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL