VIDEO/ Ilir Dajën nuk e mbajnë nervat, i vërsulet Enea Jorgjit pas finales së fituar nga Dinamo
Ilir Daja ka qenë tejet i nervozuar në fund të finales së Kupës së Shqipërisë që skuadra e tij, Dinamo, fitoi ndaj Egnatias. Gjithçka nisi me një karton të kuq që iu dha nga gjyqtari Enea Jorgji në minutat e fundit.

Daja largoi topin që i përkiste Egnatias dhe në ato momente Jorgji i nxori të kuqin. Më pas kishte tension mes dy pankinave dhe Daja u shfaq tejet i tensionuar me kryesorin që i kërkonte të largohej nga fusha, aq sa u desh ta mbanin nga krahët për ta çuar drejt dhomave të zhveshjeve.
Por gjithçka nuk mbaroi këtu, pasi pas vërshëllimës përfundimtare, Daja u kthye në fushë për të festuar me ekipin. Megjithatë, gjëja e parë që ai bëri ishte të hynte në fushë e t’i drejtohej përsëri Jorgjit, duke u përplasur me kryesorin dhe vetëm ndërhyrja e stafit të tij e ndau nga kryesori.
SHIH VIDEON
ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL













