VIDEO/ Goli në shtesë i jep tre pikët mes emocioneve, Egnatia gjen fitoren ndaj rivalëve dhe thellon krizën e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2026 | 23:59

VIDEO/ Goli në shtesë i jep tre pikët mes emocioneve, Egnatia gjen fitoren ndaj rivalëve dhe thellon krizën e Dinamos

Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për renditjen dhe moralin, duke mposhtur një rival direkt për “Final 4” siç është Dinamo.

bandicam 2026-02-20 20-58-14-113

Një fitore minimale, që ka ardhur vetëm në minutat shtesë pas një ndeshje shumë të luftuar mes dy skuadrave që ishin të kujdesshme pikërisht për të shmangur humbjen. Vendasit i shkuan më pranë golit, pasi dominuan në lojë e ato pak raste të krijuara, duke marrë shpërblimin vetëm në fund.

Ndërkohë, Dinamo është e zhytur në një krizë të thellë dhe rrezikon seriozisht të humbasë vendin që ka aktualisht në katërshen e parë.

EGNATIA-DINAMO 1-0
90’+2′ Rodrigues

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Egnatias.

90’+3’ Xheferson merr vendin e Haime tek Egnatia.

90’+2’ GOOOL EGNATIA! Pas një aksioni të gjatë të rrogozhinasve, Buriç godet shtyllën e më pas Rodrigues shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

86’ Harkim nga e djathta në shtyllën e dytë ku Albaneze gabon gjithçka me një goditje akrobatike. (VIDEO)

84’ Dita, Gudiabi dhe Bregu i lënë vendin Meksit, Lorran dhe Malomos në radhët e Dinamos.

81’ Mustafa ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Xhemajlit në sulm.

79’ Rodrigues hyn në fushë në vend të Kryeziut në radhët e Egnatias.

79’ Selmani gjuan nga jashtë zonës, nuk gjen portën e mbrojtur nga Teqja.

78’ Pas një harkimi nga e djathta e sulmit, topi shkon në shtyllën e dytë te Albaneze i cili gjuan por gjen përgjigjen e Teqjes. (VIDEO)

73’ Aksion i shpejtë i Egnatias me dyshen Fernando-Albaneze nga e majta, i dyti gjen Kryeziun i cili gjuan në ecje e sipër por gjen përgjigjen e Teqjes. (VIDEO)

71’ Harkim nga e djathta për Bregun, vlonjati gjuan drejt portës por pa gjetur katërkëndorin e Dajsinanit. (VIDEO)

70’ Mustafa hyn në fushën e lojës në vend të Guindo në radhët e Dinamos.

67’ Adjesa dhe Ruçi i lënë vendin Buriç dhe Selmanit në radhët e Egnatias.

67’ Albaneze hyn në zonë, Gudjabi i përplas topi në këmbë duke fituar fundore.

65’ Vila gjuan nga jashtë zonës, topi shkon tokazi në duart e Dajsinanit.

60’ Berisha i lë vendin në fushë Vilës në radhët e Dinamos.

59’ Ismaili ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Albaneze.

56’ Harkim i Albaneze nga e majta, Teqja kontrollon sferën pa probleme.

55’ Berisha tenton të hyjë në zonën e vendasve dhe rrëzohet, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

48’ Ndërhyrje perfekte e Ismailit ndaj Haime, i cili kishte hyrë në zonë në të majtën. (VIDEO)

46’ Albaneze merr vendin e Poçit tek Egnatia në startin e pjesës së dytë.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+3’ Kryeziu ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Bregut.

45’+2’ Bregu nis një top në të djathtën për Ismailin, Dajsinani kupton gjithçka dhe ndal topin.

45’+1’ Haime gjen Adjesa në zonë, Teqja del dhe grushton sferën.

45′ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Zbritje e shpejtë e Bregut nga e djathta, pasimi i tij gjen Berishën i cili ndalet nga Dajsinani. Jorgji bën aksionin e pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

40’ Insistim i bluve me Berishën e me pas me Guindo, i cili fiton një goditje këndi. (VIDEO)

38’ Bregu nuk përfiton nga një pasim në zonë për të, pasi nuk kontrollon sferën që shkon në duart e Dajsinanit.

37’ Haime harkon nga e djathta, sfera devijohet me kokë nga Adjesa i cili nuk rrezikon dot portën e miqve.

35’ Pak tension mes pankinave pas një përplasje mes Ismailit dhe Alijev jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

34’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Ilir Daja, pas protestave ndaj vendimeve të Jorgjit. (VIDEO)

33’ Guindo e ka radhën të ndëshkohet me ta verdhë pas një faulli ndaj Kryeziut.

31’ Karton i verdhë për Ruçin pas faullit ndaj Qefaliajt.

30’ Harkim interesant nga e djathta e sulmit për vendasit, me topin që shkon te Adjesa. Gjuajtja e tij me kokë shkon në duart e Teqjes. (VIDEO)

27’ Fangaj depërton deri në zonën kundërshtare dhe rrëzohet pas një kontakti me Teikseira. Gjyqtari akordon faull në favor të bluve.

23’ Neziri vertikalizon në qendër për Guindo, mbrojtja vendase e mbyll mirë dhe Dajsinani kontrollon sferën.

20’ Alijev del mirë i vetëm në të majtën në zonë, por harkimi i tij në shtyllën e dytë është tmerrësisht i gabuar.

19’ Top në thellësi i vendasve për Fernandon, Neziri e mbyll mirë në zonë duke mos e lejuar të gjuajë.

17’ Në goditjen nga këndi, sfera shkon përsëri te Fangaj i cili gjuan nga jashtë zonës, me topin që bllokohet nga mbrojtja e Dinamos.

16’ Fangaj tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës që devijohet dhe shkon në këndore.

16’ Trajneri Daja proteston për vendimet e kryesorit Jorgji dhe ky i fundit shkon të qetësojë teknikun e bluve. (VIDEO)

9’-11’ Berisha niset në kundërsulm dhe ndalet nga Dajsinani në mënyrë të parregullt në zonë, Jorgji bën shenjë nga pika e bardhë. Por ndërsa Bregu po bëhej gati të gjuante, Jorgji anulon penalltinë dhe të verdhin që i dha Dajsinanit, pasi Berisha ishte nisur në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

bandicam 2026-02-20 19-17-40-911

7’ Gjuajtje e Qefaliajt nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon jashtë.

4’ Poçi ndëshkohet me karton të verdhë për një tërheqje të dukshme ndaj Berishës.

1’ Nis dueli në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

Egnatia: Dajsinani; Hajme, Alijev, Xhemajli, Poçi, Fangaj, Aleksi, Fernando, Ruçi, Kryeziu, Adjesa

Trajner: Edlir Tetova

Dinamo: Teqja; Ismaili, Teikseira, Dita, Aliji, Neziri, Qefalija, Gudiabi, Bregu, Guindo, B. Berisha

Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL