VIDEO/ Goli i 5-të në 6 ndeshje në kampionat, sulmuesi i larguar nga Elbasani nuk di të ndalet më
Amarildo Gjoni vazhdon të shënojë me një rregullsi të jashtëzakonshme në klubin e tij të ri, Sherif Tiraspol, të cilit iu bashkua gjatë merkatos së verës pasi i dha lamtumirën Elbasanit dhe Superiores.

Ai shënoi vetëm 1 gol në 30 ndeshje me fanellën e verdhebluve në elitën e futbollit shqiptar. Por pasi doli jashtë projektit të Elbasanit dhe nënshkroi te Sherif Tiraspol, duket se ka gjetur përsëri formën e tij më të mirë. Gjoni ka qenë i pandalshëm që në ndeshjet e para të kampionatit moldav dhe sot, gjeti golin e 5-të në 6 ndeshje të luajtura atje.
Në minutën e 26-të të ndeshjes ndaj Zimbru, Gjoni shfrytëzoi një goditje dënimi për të shënuar me kokë golin e barazimit të përkohshëm 1-1 për ekipin e tij i cili është kryesuesi i kampionatit moldav të futbollit.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













