VIDEO/ Gola dhe emocione deri në minutat e fundit, Elbasani i rrëmben me forcë Vllaznisë kreun e renditjes
Elbasani është kthyer përsëri në kreun e renditjes së Abissnet Superiore, duke mposhtur me shifrat 3-1 skuadrën të cilës ia rrëmbeu këtë pozicion, Vllazninë.

Në një atmosferë shumë festive në “Elbasan Arena”, vendasit i bënë ballë sulmeve të shkodranëve në startin e sfidës e më pas gjetën golin me pasigurinë e parë të prapavijës së kuqebluve falë Tsague. Më pas ishte i zakonshmi Lajthia ai i cili dyfishoi shifrat me një gjuajtje me kokë, duke mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë.
Në të dytën, Vllaznia u hodh e gjitha në sulm duke kërkuar me ngulm golin dhe ia doli të shënonte me Qaton për të shkurtuar diferencën. Por entuziazmi i saj u shua shpejt me një tjetër aksion spektakolar të Lajthisë i cili plotësoi dygolëshin personal duke vulosur rezultatin 3-1 që nuk ndryshoi më deri në fund të ndeshjes.
ELBASANI-VLLAZNIA 3-1
22′ Tsague, 39′, 76′ Lajthia / 73′ Qato
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Elbasanit.
90’+5’ Qato ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj A. Kasës.
90’+1’ K. Kasa dhe Lajthia tentojnë nga e majta të gjuajnë në portë, pak hapa larg saj, por nuk ia dalin të gjejnë rrjetën. (VIDEO)
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Ze Gomesh.
87’ K. Kasa del në të majtën, pasimi në shtyllën e dytë nuk devijohet nga Lajthia i cili nuk ia del të çojë sferën në rrjetë. (VIDEO)
86’ Bajrami i lë vendin në fushë Çelikoviç në radhët e Vllaznisë.
85’ Jago lëshon një predhë nga distanca, sfera devijohet në këndore. (VIDEO)
84’ Tsague i lë vendin në fushë Ze Gomesh në radhët e Elbasanit.
83’ Tjetër mundësi për Muratajn i cili nga e majta gjuan jashtë katërkëndorit të verdhebluve.
83’ Harkim i kuqebluve nga e majta, Lila devijon dhe tremb verdheblutë pasi topi shkon jashtë jo shumë larg portës. (VIDEO)
79’ K. Kasa merr vendin e Boje në radhët e Elbasanit, Martini përgjigjet duke larguar Gjinin për të aktivizuar Tafilin në radhët e Vllaznisë.
76’ GOOOL ELBASANI! Nuk zgjat shumë entuziazmi i shkodranëve pasi Lajthia merr topin para zonës së kuqebluve, driblon këdo që i del përpara dhe me një gjuajtje të shkëlqyer mposht Pohls. (VIDEO)
73’ GOOOL VLLAZNIA! Festojnë kuqeblutë pas një aksioni ku Kallaku gjen Qaton në zonë dhe mesfushori mposht Totoshin me një gjuajtje të fortë. (VIDEO)

71’ Harkim i rrezikshëm nga goditja e dënimit, topi devijohet nga Olberkis por as Lajthia e as Tsague nuk ia del të devijojë para portës. (VIDEO)
69’ Bajrami rrezikon shumë duke ndalur me dorë një top teksa kalohej nga Lajthia, duke u ndëshkuar vetëm me të verdhë nga kryesori Xhaja. (VIDEO)
67’ Tjetër aksion i gjatë i kuqebluve që kërkojnë hapësira, në fund gjuajtja e Kallakut është shumë e gabuar. (VIDEO)
64’ Qato nis një pasim në zonë për Dodajn, Totoshi del dhe mbërthen sferën.
63’ Dodaj merr vendin e Gurishtës në radhët e Vllaznisë.
62’ Loukili harkon një këndore në zonën e Vllaznisë, Gjini si zakonisht largon sferën.
62’ Loukili merr vendin e Diallo në radhët e Elbasanit.
56’-59’ Ndeshja ndalet përsëri nga gjyqtari Xhaja i cili kërkon që të mos hidhen më fishekzjarrë e të mos ketë sjellje të pahijshme nga tifozët vendas.
55’ Harkim i Gurishtës nga e djathta, topi i gjuajtur me kokë nga Jago kalon pak mbi traversën e portës së Totoshit. (VIDEO)
54’ Zbritje e shkëlqyer e Kallakut në të djathtën, pasimi i tij gjen Muratajn i cili gjuan në ecje e sipër në zonë, por traversa i mohon festën e golit. (VIDEO)
53’ Mala nga e djathta gjuan, sfera devijohet dhe Totoshi detyrohet ta grushtojë në këndore.
50’ Lila ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Muratajn.
49’ Lajthia merr të verdhë pasi ndal Gurishtën duke e tërhequr nga fanella. Më pas edhe Pohls pasi po protestonte ndaj kryesorit. (VIDEO)
48’ Mala shpërthen në krahun e djathtë, por pastaj rrëzohet pasi Kasa e shtyn. Gjyqtari nuk vërshëllen për faull. (VIDEO)
46’ Jago shfaqet menjëherë në të majtën, gjuajtja e tij devijohet në këndore nga Totoshi. (VIDEO)
46’ Dros i lë vendin në fushë Qatos në radhët e Vllaznisë në startin e pjesës së dytë.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-0 për Elbasanin.
45’+3’ Gjini gjuan nga distanca, sfera shkon në duart e Totoshit.
45’+2’ Jago ndalon Diallo duke e tërhequr, Xhaja jep faull por jo karton të verdhë për lojtarin e kuqebluve.
45′ Jepen 3 minuta shtesë.
42’ Loja rifillon pas disa minutash ndërprerje pasi Lajthia pësoi një të carë në vetull në momentin e golit dhe duhej të fashohej nga stafi mjekësor i verdhebluve.
39’ GOOOL ELBASANI! Lila driblon këdo që i del para nga e djathta, harkon në qendër ku Lajthia me kokë shënon golin e dytë. (VIDEO)
37′ Lajthia nga e majta pason në shtyllën e dytë drejt Diallo, Jago i vëmendshëm largon sferën në këndore.
36’ Kasa nis një top në thellësi për Tasgue, Pohls del dhe largon sferën.
35’ Një goditje këndi e harkuar nga Jago gjen në qendër Bajramin, gjuajtja e të cilit me kokë kalon mbi traversë. (VIDEO)
32’ Gjini rrëzohet në zonën e Elbasanit pas një përplasje me Lilën, duke pretenduar se është goditur me bërryl. Gjyqtari Xhaja lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
28’ Përplasje mes Muratajt dhe Olberkis, gjyqtari Xhaja e zgjidh me këshillim për të dy futbollistët.
22’ GOOOL ELBASANI! Lajthia nga e majta harkon në qendër kur Diallo devijon sferën që shkon te Tsague. Sulmuesi, i vetëm në qendër të zonës dhe i mbajtur në lojë nga Gjini, shënon në portën e Pohls. (VIDEO)

21’ Një top në zonë kontrollohet me thembër nga Diallo, por më pas nuk ia del të gjuajë drejt portës së Pohls.
17’ Balaj nga jashtë zonës provon me një goditje të harkuar tokazi, Totoshi përsëri devijon në këndore. (VIDEO)
15’ Balaj nga e majta pason në qendër, topi përfundon te Jago i cili gjuan ne ecje e sipër duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)
13’ Predhë e Muratajt në pozicion ballor para zonës, Totoshi fluturon dhe kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)
12’ Manellari harkon nga e majta por në mënyrë plotësisht të gabuar duke çuar sferën shumë lart mbi traversë.
9’ Tasgue fiton një faull në të djathtën e sulmit pranë fundores, por harkimi i Mustës largohet nga mbrojtja e kuqebluve.
7’ Vjen ndalesa e parë e ndeshjes për probleme nga tribunat pasi një fishekzjarr shpërthen pranë Gurishtës i cili po kryente një rivënie anësore. (VIDEO)
5’ Ka pak kaos në zonën e Elbasanit pas një goditje këndi të Vllaznisë, në fund një harkim i Malës shkon direkt në duart e Totoshit. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Totoshi, Olberkis, A. Kasa, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Diallo, Boje, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Bajrami, Gjini, Jago, Dros, Krymi, Mala, Kallaku, Murataj, Balaj.
Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL













