VIDEO/ Gjyqtari i Superiores ndryshoi fatin e ndeshjes me penalltinë që i dha, Zabërgja debuton si protagonist te Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2025 | 12:01

VIDEO/ Gjyqtari i Superiores ndryshoi fatin e ndeshjes me penalltinë që i dha, Zabërgja debuton si protagonist te Kosova

Baton Zabërgja debutoi dje me Kosovën. Sulmuesi i Dinamos luajti nga minuta e parë, ndërsa “dardanët” fituan 5 me 2 përballë Armenisë.

Screenshot 2025-06-07 100206

Fati i miqësores në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndryshoi pas penalltisë së akorduar nga Juxhin Xhaja. Ishte Zabërgja që fitoi gjithçka në minutën e 60-të, ndërsa Vojvoda e ktheu në gol për të barazuar ndeshjen(2-2).

“Baton Zabërgja, lojtari i Dinamo City, luajti sot ndeshjen e parë me fanellën e Kosovës. Ai e nisi titullar ndeshjen miqësore ndaj Armenisë dhe ishte protagonist në fitoren 5-2 të Kosovës me një penallti të fituar. Paraqitja e Zabërgjës ishte mjaft e mirë. Suksese të mëtejshme Baton”, shkruan Dinamo në rrjetet sociale.

Penalltia për Zabërgjën dhe goli: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL