VIDEO/ Gjesti i veçantë i Nevil Dedes, shihni çfarë bëri trajneri i Egnatias menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2026 | 21:46

VIDEO/ Gjesti i veçantë i Nevil Dedes, shihni çfarë bëri trajneri i Egnatias menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare ndaj Vllaznisë

Nevil Dede është emëruar vetëm pak javë më parë trajner i Egnatias, por ka arritur që në një kohë të shkurtër të kthejë skuadrën në shina dhe ta bëjë tashmë favorite kryesore për titullin kampion në Superiore.

dassaddsadsadasdas

Trajneri është munduar t’i japë qetësi ekipit pas një kohe të turbullt dhe po ashtu me qetësi, është munduar të reagojë në situatat e tensionuara të dy ndeshjeve të “Final 4” të skuadrës së tij. Edhe dje, në momentin e përplasjes mes lojtarëve dhe stafeve, ishte ai që i kërkoi Aleksit të qetësohej apo ndërhyri për të qetësuar gjakrat duke shmangur përkeqësimin e situatës.

Dhe në fund të sfidës, ndërsa ekipi shkoi menjëherë të festonte te tifozët e vet, Dede mendoi fillimisht për rivalët.

Ai iu afrua lojtarëve të Vllaznisë dhe shkoi t’i ngushëllonte me radhë, ndërsa nuk ngurroi të shkonte të shihte edhe situatën e Kuros i cili kishte mbetur i dëmtuar jashtë fushës së lojës prej disa minutash dhe për të cilin kërkohej ndihma e stafeve mjekësore apo edhe ambulancës.

Vetëm pasi përshëndeti lojtarët e Vllaznisë të shtrirë të dëshpëruar në fushë dhe pjesëtarët e stafit kuqeblu, edhe Dede iu bashkua festimeve të skuadrës së tij përballë tribunës së tifozëve të Egnatias.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL