VIDEO/ Fund i çmendur me dy gola dhe penallti të padhënë në shtesë, Bylisi mund Vllazninë dhe hap garën për gjithçka në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2026 | 23:46

VIDEO/ Fund i çmendur me dy gola dhe penallti të padhënë në shtesë, Bylisi mund Vllazninë dhe hap garën për gjithçka në kampionat

Bylisi rihap kampionatin. Jo vetëm se me një fitore ka ringjallur luftën për mbijetesë në Superiore, por edhe duke ndalur njëkohësisht Vllazninë kryesuese e cila duket e pagabueshme në startin e vitit 2026.

bandicam 2026-02-21 15-17-46-922

Dueli ishte i hapur, me ekipin ballshiot që për pjesën më të madhe të kohës ia doli të mbante shkodranët larg portës së tij, ndërsa edhe kuqeblutë dukeshin më të pasaktë se zakonisht para katërkëndorit.

Goli i shënuar nga Stoilov në startin e pjesës së dytë detyroi Vllazninë të hidhej me shumë forca në sulm, duke kërkuar barazimin, por pa shënjestrën e duhur. Ndeshja u ndez vetëm në shtesë, ku fillimisht shkodranët kërkuan penallti, të cilën Rusta nuk ua dha as duke parë pamjet në VAR.

Më pas erdhën dy gola nga të dy ekipet, me Sanago i cili shënoi në portën e boshatisur nga Pohls e Tafilin i cili shënoi golin e nderit për shkodranët të cilët i dhanë fund serisë së fitoreve radhazi në kampionat.

BYLIS-VLLAZNIA 2-1
48′ Stoilov, 90’+7′ Sanogo / 90’+8′ Tafili

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Bylisit.

90’+8’ GOOOL VLLAZNIA! Sulm i shpejtë i shkodranëve nga e djathta, Kubazi gjen Tafilin në qendër dhe ky i fundit tund rrjetën e ballshiotëve. (VIDEO)

90’+7’ GOOOL BYLISI! Vllaznia ekzekuton një goditje këndi ku edhe Pohls del në ndihmë të sulmit. Ballshiotët largojnë topin nga zona dhe nisen në kundërsulm me Sanogo i cili ka fushën dhe portën bosh, duke shkuar të çojë sferën në rrjetë. (VIDEO)

90’-94’ Shkodranët kërkojnë prekje topi me dorë në zonë e ballshiotëve, Rusta lë fillimisht lojën të vazhdojë ndërsa më pas pret një sinjalizim nga VAR-i e pastaj shkon të shohë vetë pamjet, duke i qëndruar besnike vendimit të fushës. (VIDEO) (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Rabiu i lë vendin Uallison në fushën e lojës në radhët e vendasve.

88’ Kubazi rrëzohet në zonën e Bylisit, gjyqtarja Rusta bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

86’ Pas një goditje dënimi të shkodranëve, Pusi gjuan por gjen përgjigjen e Ozols. (VIDEO)

84’ Bajrami ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.

83’ Shkodranët janë me fat pasi një devijim pas një goditje këndi përfundon në duart e Pohls. (VIDEO)

78’ Kubazi merr vendin e Jago në radhët e shkodranëve.

77’ Pusi ndëshkohet me të verdhë.

75’ Rast i artë i shkodranëve me Bismark i cili ul topin për Muratajan. Gjuajtja e mesfushorit, i vetëm në zonë, kalon mbi traversën e portës së skuadrës ballshiote. (VIDEO)

70’ Martini hedh në fushë Tafilin në vend të Qatos në radhët e Vllaznisë.

70’ Sanogo dhe Fokam marrin vendin e Pedro dhe Olavio në radhët e Bylisit.

68’ Adeduro ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Malës.

63’ Kamara ndëshkohet me të verdhë për protesta.

62’ Pusi harkon në zonë për Bismark i cili devijon sferën pa e kthyer drejt portës.

58’ Murataj dhe Pusi hyjnë në fushë në vend të Dodajt dhe Krymit në radhët e Vllaznisë.

56’ Qato harkon në zonë nga e djathta, Dodaj i vetëm gjuan me kokë duke çuar sferën në duart e Ozols. (VIDEO)

53’ Pas një goditje nga këndi, Gjini ul topin për Dodajn i cili në të majtën gjuan por gjen përgjigjen e Ozols. (VIDEO)

51’ Një tjetër goditje nga e majta vë në vështirësi shkodranët por këtë herë Pohls mbërthen sferën.

49’ Stoilov ndëshkohet me të verdhë pasi festoi duke hequr fanellën.

48’ GOOOL BYLIS! Stoilov gjen avantazhin për vendasit me një gjuajtje nga jashtë zonës duke befasuar Pohls. (VIDEO)

46’ Stoilov dhe Negru hyjnë në fushë në vend të Ofori dhe Bruno në radhët e Bylisit.

45’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Sala ka mundësinë të shënojë me një gjuajtje me kokë, por ndalet nga portieri Ozols.

44’ Fillimisht Jago e pastaj edhe Dodaj provojnë nga e majta, portieri dhe mbrojtja vendase largojnë rrezikun. (VIDEO)

42’ Protesta të ballshiotëve pas një faulli të Salës ndaj Pedro, Rusta thjesht këshillon lojtarin e shkodranëve ndërsa vendasit kërkonin të verdhë.

40’ Pedro përsëri nga e majta ia del të marrë fundoren, pasimi i tij në zonë devijohet nga Bajrami i cili rrezikon autogolin. (VIDEO)

34’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Mala tenton përsëri, këtë radhë shumë lehtë duke çuar topin në duart e portierit vendas.

34’ Pedro nga e majta pason në zonë, me ballshiotët që kanë pretendime për prekje topi me dorë por me gjyqtaren Rusta e cila lë lojën të vazhdojë. (VIDEO) (VIDEO)

29’ Rabiu provon nga distanca, me shënjestrën tërësisht të gabuar pasi sfera fluturon shumë lart mbi traversë.

25’ Rrëmujë në zonën e Vllaznisë pas një goditje dënimi, mbrojtja shkodrane largon me shumë vështirësi. (VIDEO)

19’ Përsëri kombinim Bismark-Mala, me të dytin i cili gjuan e përsëri çon sferën mbi traversë nga një pozicion shumë i favorshëm. (VIDEO)

12’ Bismark nxjerr Malën në të djathtën, gjuajtja e mesfushorit kalon mbi traversë. Por më pas aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

3’ Pedro depërton në zonën shkodrane dhe gjuan pa gjetur portën e Pohls. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Ballsh.

FORMACIONET ZYRTARE

Bylis: Ozols; Bruno, Abdullahi, Olavio, Adeduro, Kamara, Dimov, Ofori, Marku, Përgjoni, Vieira

Trajner: Mirel Josa

Vllaznia: Pohls; Jago, Bajrami, Gjini, Sala, Krymi, Qato, Mala, Kallaku, Bismark, Dodaj

Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL