VIDEO/ Fituesi i “Këpucës së Artë” në Superiore është i pandalshëm në Turqi, vjen goli i 14! Shkëputet nga Xheko dhe synon Osimhen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2025 | 16:30

VIDEO/ Fituesi i “Këpucës së Artë” në Superiore është i pandalshëm në Turqi, vjen goli i 14! Shkëputet nga Xheko dhe synon Osimhen

Ali Soue, ish-sulmuesi i Skënderbeut i cili në vitin 2018 u shpall golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, po shkëlqen me fanellën e Rizerpor në Superligën turke, ku është kthyer në shënuesit më të mirë.

dfgdffdggdfgdf

Në ndeshjen e sotme ndaj Antaljaspor, ai shënoi golin e tij të 14-të të sezonit, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 ekipit të tij në transfertë, në ndeshjen e cila më pas u përmbys në minutat e fundit nga vendasit të cilët fituan me rezultatin 2-1.

SHIH VIDEON

Në kuotën e 14 golave në këtë sezon, Soue ka shënuar 2 më shumë se Edin Xheko i Fenerbahçes, ndërsa ka 2 më pak se En Nesiri apo Osimhen të cilët gjenden para tij në renditje.

PANORAMASPORT.AL