VIDEO/ Fitore e çmendur me përmbysje nga Kastrioti, Besa e Shpëtim Duros shtanget nga dopieta e Kasmollarit
Kastrioti ka fituar sfidën ndaj Besës, të vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Parë. Ekipi i Ramadan Ndreut realizoi një përmbysje të çmendur, ndërsa dopieta e Oresti Kasmollarit ishte vendimtare.

Fillimisht realizoi Besa me Çinuendun në minutën e 53-të. Pas këtij momenti pati tension në stadiumin “Redi Maloku” ku nuk munguan përplasjet mes lojtarëve.
Vendësit gjetën forcën për të reaguar përballë ekipit të Shpëtim Duros. Kështu fillimisht në minutën e 82-të dhe dhjetë minuta më vonë, Kasmollari ndryshoi fatin e takimit.
Tashmë Kasterioti mban vendin e shtatë, me 16 pikë sa Apolonia dhe Burreli që ndodhen në zonën “play off”. Në anën tjetër Besa mbetet me 11 pikë në zonën e ftohtë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
Kastrioti 2–1 Besa
82′, 90+2′ Kasmollari – 53′ Çinuendu
Goli i dytë i Kasmollarit: (VIDEO)
Goli i parë i Kasmollarit: (VIDEO)
Goli i Çinuendu: (VIDEO)
Rasti i humbur nga Kastrioti: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Kastrioti: Jaupllari, Kacbufi, Gjinollari, Hoxha, Kapllani, Moses Ajine, Kasmollari, Mecja, Hasa, Hodo, Oliver Thomas
Trajner: Ramadan Ndreu
Besa: Abdullahu; Kapo, Beqja, Çinuendu, Rodrigo Migone, Abdullai, Nurja, Gjinaj, Danaj, Uilliam Kordeiro, Lima Da Silva Neto
Trajner: Shpëtim Duro
PANORAMASPORT.AL













