VIDEO/ Emocione deri në vërshëllimën e fundit! Elbasani jep një tjetër provë force, mund Dinamon e mbetur me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2025 | 23:59

VIDEO/ Emocione deri në vërshëllimën e fundit! Elbasani jep një tjetër provë force, mund Dinamon e mbetur me 10 lojtarë

Elbasani ka paraqitur edhe një herë “kredencialet” e skuadrës pretendente për titullin kampion me një fitore shumë të rëndësishme përballë Dinamos në një ndeshje që ka dhuruar emocione deri në fund.

bandicam 2025-09-14 21-02-50-612

Sfida ishte e hapur, me raste në të dy portat, por u ndikua nga kartoni i kuq i Alijit i cili ndali në mënyrë të gabuar të pakapshmin Diallo si lojtar i fundit. Kjo i dha epërsinë numerike në fushë Elbasanit që e shfrytëzoi dhe gjeti golin me anë të Bunjakut.

Zgjimi i Dinamos në minutat e fundit e bëri sfidën më dramatike, pasi “blutë” tentuan të gjenin barazimin duke iu afruar disa herë portës. Por në fund ishte Elbasani që festoi fitoren 1-0 që e bën atë tashmë me të drejtë një prej skuadrave kryesore në luftën për titullin.

ELBASANI-DINAMO 1-0
51′ Bunjaku

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Elbasanit.

90’+4’  Minuta dramatike para portës së Elbasanit, me gjuajtje radhazi të lojtarëve të Dinamos që bllokohen nga prapavija e vendasve.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Manellari dhe Delaj marrin vendin e Loukilit dhe Diallo.

85’ Zbritje e shpejtë e Dinamos, topi shkon te Ferruku i cili gjuan më forcë por sheh sferën të devijohet në këndore. (VIDEO)

80’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, sfera shkon te Qefalija i cili gjuan por shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

76’ Verdheblutë pretendojnë për penallti për një rrëzim të Tsague në zonë, gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

75’ Në një goditje këndi të Dinamos, Ferreira me kokë gjuan por gjen përgjigjen e Janaçek. (VIDEO)

75’ Qose i bën vend Lajthias në radhët e Elbasanit.

73’ Ferruku, Xhejms dhe Maliqi hyjnë në fushë në vend të Bregut, Goudiabit dhe Karamba te Dinamo.

69’ Diallo pason për Tsague në zonë, Vila i kthyer me shpejtësi i heq topin nga këmbët dhe fiton faull. (VIDEO)

62’ Bunjaku i lë vendin Ibraimit te Elbasani, ndërsa Berisha i bën vend Qefalijës në radhët e Dinamos.

59’ Diallo harkon në mënyrë perfekte në zonë për Tsague, gjuajtja me kokë e sulmuesit shkon jashtë katërkëndorit të mbrojtur nga Teqja. (VIDEO)

55’ Mundohet të reagojë Dinamo me një gjuajtje të Karamba në pozicion ballor, sfera shkon mbi traversë. (VIDEO)

51’ GOOOL ELBASANI! Pas një rivënie anësore, Loukili pason te Bunjaku i cili gjuan dhe tund rrjetën. (VIDEO)

49’ Elbasani pranë golit! Një harkim nga e majta shkon te Tsague i cili gjuan por gjen përgjigjen e Teqjes. Më pas Lorran largon sferën pas gjuajtjes së Bunjakut mes protestave të verdhebluve që kërkojnë penallti. Gjyqtari akordon vetëm goditje këndi. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+5’ Diallo harkon nga e djathta në zonë në shtyllën e dytë, Teqja del dhe kontrollon topin me saktësi.

45’+4’ Loukili provon nga distanca me një gjuajtje tokazi, Teqja mbërthen sferën.

45’+3’ Musta pason nga e majta në qendër, gjen përgjigjen e Ditës i cili largon sferën.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

45’ I verdhë për Bunjakun për faull ndaj Vilës.

41’ Berisha merr topin në të djathtën, krijon hapësirë dhe gjuan, por gjen ndërhyrjen e Janaçek i cili devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

40’ Andre Ferrieira merr vendin e Qardakut në radhët e Dinamos.

38’ Diallo shmang Goudiabi dhe gjuan, Teqja me një devijim me këmbë shpëton portën e tij. (VIDEO)

36’ Pas një goditje nga këndi, Goudiabi me kokë gjuan por kalon sferën pak mbi traversën e portës vendase. (VIDEO)

32’ Diallo provon vetë nga goditja e dënimit, sfera kalon shumë pak mbi traversën e portës së Teqjes. (VIDEO)

25’-30′ Penallti e anuluar për Elbasanin! Një kundërsulm i shpejtë i Diallo, ndalet nga Aliji me një ndërhyrje që rrëzon në tokë sulmuesin e vendasve. Kryesori bën shenjë nga pika e bardhë dhe ndëshkon me të verdhë mbrojtësin e Dinamos. Grimçi shkon vetë të shohë pamjet në monitor, pasi diskutohet momenti ku është bërë ndërhyrja nga Aliji. Penalltia anulohet dhe bëhet faull jashtë zone, por kartoni i verdhë bëhet i kuq për faull si lojtar i fundit. (VIDEO) (VIDEO)

24’ Gjuajtje e Meksit, sfera devijohet mbi traversë.

18’ Bregu provon nga jashtë zonës, sfera fluturon shumë mbi traversë.

14’ Diallo gjen hapësirë në të djathtën, pason për Tsague, i cili nuk ka shënjestrën për të gjetur portën.

12’ Lila tenton të ulë topin për portierin, Qardaku devijon por pa arritur të krijojë rrezik në portën e vendasve. (VIDEO)

6’ Rrezikshëm edhe Dinamo nga ana tjetër me një harkim në zonë për Qardakun i cili me kokë çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

5’ Bunjaku shfaqet rrezikshëm nga e majta, gjuajtja e tij që kërkon shtyllën e dytë përfundon jashtë, jo larg portës së Teqjes. (VIDEO)

1’ Menjëherë rrezikshëm blutë me Berishën i cili gjuan por çon sferën në duart e portierit.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janaçek, A. Kasa, Azemoviç, Lila, Musta, Abas, Qose, Loukili, Bunjaku, Diallo, Tsague.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

DINAMO: Teqja, Lorran, Aliji, Dita, Meksi, Karamba, Goudiabi, Vila, Bregu, B. Berisha, Qardaku.

Trajner: Ilir Daja

WhatsApp Image 2025-09-14 at 18.47.24

PANORAMASPORT.AL